Panorama Sport (Albania)

Alegri: I kënaqur, por s'kemi pse festojmë shumë

-

Paulo Dibala rigjen golin dhe Masimilian­o Alegri është shumë i lumtur për të përkëdhelu­rin e tij, por në të njëjtën kohë edhe për skuadrën, ndonëse nuk kërkon që të jetë euforik. "Dibalës i mungonte vetëm goli dhe tashmë e gjeti. Jam i lumtur për të, për rezultatin e thellë, por edhe për fitoren tonë të parë sivjet në Europë. Në Zagreb triumfuam sepse zbritëm të bindur në fushë, të etur për të fituar dhe shënuar, por për pjesën e dytë kam rezervat e mia. Bëmë sërish shumë gabime teknike. Siguruam fitoren dhe nisëm të tregohemi pak më shumë egoistë seç duhet. Kjo nuk më pëlqeu, duhet të nisim të punojmë si skuadër, të përmirësoj­më lojën dhe bashkëpuni­min tonë. Ky grup stërvitet bashkë prej 35-40 ditësh, ndaj kërkohet ende pak kohë, ndonëse ndeshje si kjo, ku e kemi siguruar rezultatin, mund t'i përdorim pikërisht për të rritur nivelin e lojës sonë. Prandaj, kjo fitore me Dinamon nuk duhet të na bëjë euforikë, s'kemi asgjë për të festuar, por duhet të punojmë për të qenë gati për Empolin, ku nuk na falet nëse nuk fitojmë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania