Panorama Sport (Albania)

Barazim spektakola­r, Shyrrle i heq fitoren Realit

#jermani shënoi tri minuta para fundit kundër madrilenëv­e

-

Spektakël në Dort mund. Si gjithnjë kur përballet 9orusia me Realin. Gjithçka përfundoi në barazim 2-2, me gjermanët të aftë për të ekuilibrua­r në dy raste avantazhin e kampionëve të Europës. Në rrjetë e dërguan topin sipas radhës Ronaldo, Aubamejang, Varan dhe Shyrrle. Një pikë, që u jep gjithsesi mundësinë të kryesojnë së bashku grupin.

Nd ja - :idan vazhdon me modulin ;-3-3, ndërsa <uhel përgjigjet me ;-=-;-=, i denjë për një presing ultraofens­iv. Reali e nis mirë, duke vënë në provë 9urkin pas tri minutash lojë, me një gjuajtje të Ronaldos. Por, pasi kaluan dhjetë minuta, Dortmundi e rriti ndjeshëm ritmin. Dembele driblon Ramosin dhe Modriçin gjuan fort brenda zonës, por topi kalon pak milimetra mbi shtyllë. Në momentin më të vështirë të madrilenëv­e, vjen edhe goli i zhbllokimi­t. Garet 9ejl dhuron një asist për Ronaldon në të =>ën dhe kaq mjafton që portugezi ta shtyjë në rrjetë. Shkon drejt pankinës së tij për të festuar, por jo me :idanin, pasi zgjidhi bashkatdhe­tarët Koentrao e Pepe. <ë njëjtët që ditët e fundit u akuzuan se i ka në "klanin" e tij besnik. 9orusia nuk e humb përqendrim­in, por dominon me autoritet lojën. <opi është në zotërimin e tyre me ??@, ndërkohë që kanë goditur gjashtë herë portën, kundrejt dy rasteve të kundërshta­rit. Aubamejang dhe Dembele duken të pamarkuesh­ëm nga shpejtësia, por vuajnë në precesion. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, erdhi edhe një gol i kërkuar, por rastësor. Gjuajtja e fortë e Guerreiros grushtohet keq nga Kejlor Navas, duke u përplasur në trupin e Varan. Pak centimetra para se topi të shkonte në rrjetë si autogol, mendoi Aubamejang për ta shtyrë, sa për t'i hequr "njollën" mbrojtësit francez.

j a d ë - Skuadrat zbresin në fushë më të kujdesshme, duke hequr dorë nga sulmet aventuresk­e. Aerekorësh­i i parë kalon pa shumë zhurmë, por madrilenët arrijnë të fitojnë qartësi në aksionet e tyre. Pas dy rasteve të rrezikshme, vjen edhe goli i avantazhit, këtë herë me Varan, që përfitoi nga një kthesë e topit pas gjuajtjes së 9enzemasë. Sërish i njëjti skenar, me Dortmundin që "u zgjua" dhe nisi sërish një furi aksionesh të njëpasnjës­hme.

<ri minuta para fundit, këmbëngulj­a u shpërblye, pasi Shyrrle, që u fut si zëvendësue­s, gjuajti fort brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans Kejlor Navasit për të evituar barazimin. Gjithçka në ekuilibër dhe pa fitues të pamerituar. Në Dortmund fitoi spektakli...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania