Panorama Sport (Albania)

Rekordmeni Sh4rrle: *a lanë hapësira, meritonim fitore

-

Me golin e shënuar ndaj Realit të Madridit, Andre Shyrrle ka hyrë në librat e artë të historisë së Ligës së Kampionëve. Ai u bë gjermani i parë që shënon një gol në këtë kompeticio­n me katër skuadra të ndryshme. Përveç golit të shënuar ditën e djeshme me fanellën e Dortmundit, Shyrrle ka gjetur rrjetën edhe me Çelsin, Volfsburgu­n dhe Bajern Leverkusen­in. Në fundin e ndeshjes ai tha se goli ishte shumë i rëndësishë­m sepse i dha ekipit të tij një rezultat pozitiv. "Sigurisht që ndihem i lumtur që kam thyer këtë rekord duke u bërë gjermani i parë që shënoj me katër skuadra të ndryshme. Unë bëj gjithmonë maksimumin sa herë futem në fushën e lojës dhe ndihmoj ekipin. Më shumë sesa rekordi, ka rëndësi fakti që morëm një barazim, i cili do të na japë forcë për të ardhmen", tha Shyrrle. Ai analizoi ndeshjen dhe tha që Reali i la shumë hapësira Dortmundit. "Patëm mundësitë tona dhe shanset për të marrë 3 pikë në këtë ndeshje, pavarësish­t mënyrës se si shkoi. Reali na la shumë hapësira dhe ne ia arritëm të shënonim. Është gjithmonë bukur të marrësh 1 pikë kur je duke e humbur ndeshjen. E nisëm sfidën mjaft mirë dhe krijuam raste pafund për të fituar. Ky rezultat do ta ndihmojë shumë skuadrën për të qenë më e fortë dhe kompakte për ndeshjet e ardhshme. Tani duhet të përgatitem­i për në fundjavë. Bëmë një ndeshje të madhe", tha Shyrrle pas ndeshjes. Barazimi i djeshëm ishte një rezultat shumë pozitiv në rrugën drejt kualifikim­it në fazën e ardhshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania