Panorama Sport (Albania)

"Shpirti i )ortmundit s:vdes kurrë"

-

Trajneri i Dortmundit, Tomas Tuhel, është shumë i lumtur për barazimin që arriti skuadra e tij, për më tepër për mënyrën se si gjermanët reaguan edhe kur kishin pësuar dy herë. "Sigurisht që jam i kënaqur dhe i ekzaltuar. Ishte shumë e vështirë të merrje pikë në një ndeshje në të cilën kaluam dy herë në disavantaz­h. Mos harroni që kishim përballë Realin. Luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë, por pastaj në të dytën e humbëm kontrollin. Patëm shumë raste dhe djemtë arritën të shënonin. Jemi të gjithë krenarë për shpirtin që ka kjo skuadër, e cila nuk dorëzohet kurrë. Tifozët gjithashtu ishin të mrekullues­hëm dhe na dhanë një shtysë të madhe për t'i bërë ata të lumtur", tha Tuhel pas ndeshjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania