Panorama Sport (Albania)

Ançeloti: Atletikon e ndëshkojmë, nuk e di a do mjaftojë

"Diego Simeone është lodhur më shumë si trajner"

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Bajerni i Mynihut ka tri vite që nuk fiton dhe nuk shënon dot në Champions në Spanjë. Prandaj, të gjithë bavarezët i kanë sytë nga manovrat e Karlo Ançelotit. Gjatë konferencë­s për shtyp, mjeshtri spanjoll flet për rivalët, Simeonen, stilin e lojës dhe lojtarët e tij.

Ançeloti, a është kundërsulm­i trendi i ri i futbollit?

E kam thënë që tendenca është loja vertikale dhe kujdesi për të qarkulluar më shumë topin. Por, personalis­ht i jap më shumë rëndësi rrugës për të shkuar te porta.

Mendimi juaj për homologun Diego Simeone?

Simeonen e kam mik. Ai është një nga trajnerët më të mirë. Më pëlqen stili i tij dhe mënyra se si luan. Ndoshta tani si trajner është lodhur më shumë sesa kur ka qenë lojtar.

Si është gjendja e lojtarëve? Do të jetë gati Humels?

Kosta është i dëmtuar dhe nga e mërkura nis stërvitjen individual­e. Shpresojmë që të rikthehet pas ndeshjeve t kombëtarev­e. Ndërsa Humels është stërvitur normalisht. Ai është gati ndaj Atletikos.

Riktheheni në Madrid, konkretish­t në "Kalderon". Keni nostalgji nga sfidat me Simeonen?

Është gjithmonë bukur të rikthehesh në Madrid. Ndoshta në një moment tjetër do të ishte më e këndshme. Ndaj tyre e kam pasur gjithmonë të vështirë të fitoj. Pres një duel interesant dhe shpresoj ta fitojmë ndeshjen duke ofruar në fushë kualitetin dhe bërë lojën tonë.

Cila është arma më e fortë e nënkampion­ëve të Europës?

Atletiko ka një stil të qartë. Janë shumë mirë të organizuar. Çdokush e njeh ekipin e tyre. Vitet e fundit kanë dhënë rezultate pozitive dhe janë në gjendje të ndëshkojnë çdo skuadër.

Cilin prej lojtarëve të Atletikos do të preferonit të stërvitnit?

Kanë lojtarë shumë cilësorë, por edhe në Gjermani ka shumë futbollist­ë të rinj dhe është kënaqësia ime të bashkëpuno­j me ta.

Bajerni ka tri vite që nuk fiton dhe s'shënon dot në tokën spanjolle. Nëse nuk arrini të fitoni, a besoni se do të realizoni?

Unë bazohem nga forma e 90 minutave. Ne jemi përgatitur maksimalis­ht për këtë sfidë. Kemi integruar planin tonë dhe secili i di mirë detyrat e tij. Bajerni ka korrur suksese të mëdha në dekadën e fundit në Champions. Ata janë kualifikua­r pothuajse gjithmonë deri në gjysmëfina­le. Të mos harrojmë që fituan përballë Barcelonës tri vite më parë. Nëse nuk u ka ecur me madrilenët, atëherë do të përpiqemi ne ta rregullojm­ë historikun. Unë kam një skuadër dhe lojtarë që e kanë treguar aftësinë për të shënuar gola dhe për të fituar një takim kaq të fortë. Mendoj se do të shënojmë, por nuk e di a do mjaftojë për fitore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania