Panorama Sport (Albania)

Humels "truproja" e Nojerit, s'njeh trauma nga Grizmani

Qendërmbro­jtësi është gati për Atletikon

-

Lajme të mira për trajnerin e Bajernit, Karlo Ançeloti. Gjuri i djathtë i qendërmbro­jtësit Mats Humels është rikuperuar dhe stafi mjekësor i ka dhënë dritën jeshile për të luajtur ndaj Atletikos së Madridit mbrëmjen e së mërkurës. Ky është superlajm sidomos për portierin Nojer, pasi Humels është ndër të vetmit që mund të ndalë supersulmu­esin Antuan Grizman. TrajneriAn­çeloti me shumë mundësi do aktivizojë dyshen bombastike të qendërmbro­jtjes, dy kampionët e botës, HumelsBoat­eng.

Humels, pa trauma nga Grizman

Në krahasim me kolegët e tij, Mats Humels nuk ka pësuar asnjë traumë nga ylli francez. Sezonin e kaluar në gjysmëfina­le të Champions-it, Humels ishte pjesë e Dortmundit. Edhe në gjysmëfina­le të Europianit kundër Francës, kur Grizman e ndëshkoi dy herë Nojerin, përsëri qendërmbro­jtësi Humels mungonte, për shkak të pezullimit nga kartonët. Ndoshta, 27-vjeçari gjerman do jetë këtë herë faktori vendimtar për të stopuar dramën "Grizman". Kujtojmë që kundër gjermanëve si ndaj Bajernit dhe Gjermanisë "vrasësi" ka qenë Grizman, i cili ndëshkoi

Nojerin në "Allianz-Arena" dhe i dha kualifikim­in në finale Atletikos. Me dy golat e tij në gjysmëfina­le të Europianit, i dha gjithashtu finalen Francës. Kujtojmë që 4 nga 5 golat e fundit të shënuar në Champions në "Visente Kalderon" mbajnë emrin e francezit. Këtë sezon, ylli 25- vjeçar ka shënuar 5 gola në 5 ndeshje me Atletikon.

Idhulli i Grizmanit

Sulmues francez është shumë i lidhur me trajnerin e tij, Diego Simeone dhe me Spanjën. Për të janë interesuar Çelsi dhe Mançester Junajtid, por ai ka premtuar se sa kohë të jetë Simeone në Madrid, nuk do largohet. "Kisha frikë se mos ikte Simeone. Dua të mësoj ende prej tij dhe Atletiko ka nevojë për të. Për aq kohë sa do qëndrojë Simeone këtu, nuk kam për ta braktisur Atletikon", premtoi Grizman duke shtuar më tej për dietën dhe kohën e lirë: "Unë ha drekë në orën 15:00 dhe më pas shëtis me qenin. Me të flas spanjisht. Madje edhe fjalët e para drejtuar vajzës sime ishin në gjuhën spanjolle", u shpreh francezi me origjinë portugeze. Në fund Grizman zbulon edhe idhullin e tij: "Që i vogël kam pasur idhull David Bekham. Më pëlqen të mbaj edhe modelin e njëjtë të flokëve si ai".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania