Panorama Sport (Albania)

Myler: Kemi llogari të hapur

Kapiteni Lahm: Kujdes nga Grizman, do kënaqesha edhe me një barazim

-

Tomas Myler ndriçon çdo ditë imazhin dhe mentalitet­in bavarez. Ai është ndër të vetmit lojtarë të Bajernit që flet për një hakmarrje. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut nuk e harron momentin e ndëshkimit të Grizmanit dhe humbjen e penalltisë së tij. Duke iu referuar atmosferës, ecurisë dhe kualitetit të ekipit, Myler parashikon fitore. "Të gjithë profesioni­stët që merren me sport e kanë mësuar stilin e Bajernit dhe Atletikos. Tashmë dihet që spanjollët pësojnë shumë pak gola dhe janë mjaft eficientë në aksionet dhe kundërsulm­et e tyre. Simeone ka lojtarë individual­ë të talentuar dhe tek ata mbizotëron forca e grupit", analizoi Myler kundërshta­rin e tij duke kujtuar 3 majin e këtij viti në Mynih:

"Natyrisht e dimë se çfarë ndodhi para afro 6 muajsh. Kemi një llogari të hapur me ta. Ndryshe nga dueli i fundit, skuadra është në superformë dhe e plotësuar. Të gjithë janë gati si nga ana fizike dhe psikologji­ke. Për fat të mirë, këtë sezon njohim vetëm fitore dhe me këtë rezultat planifikoj të dal edhe nga 'Visente Kalderon'. Atmosfera në këtë stadium do jetë mjaft e zjarrtë, por kjo na motivon më shumë për të qenë me këmbë në tokë". Hera e fundit që Bajerni ka dalë me fitore nga Spanja, ndodhi në sezonin e tripletës kur mundi 0-3 Barcelonën në "Kamp Nou".

Lahm, për fitore - Kapiteni Filip Lahm, ndryshe nga Myler, shpreh hakmarrjen në mënyrë të moderuar. "Ne do hyjmë në fushë për ta fituar takimin. Nuk bëhet fjalë për

hakmarrje, pasi ndryshon situata. Atletiko është nënkampion­e e Europës dhe duhet të kujdesemi për kundërsulm­et e Grizmanit. Personalis­ht do isha i kënaqur edhe me një pikë", nënvizoi Lahm gjatë konferencë­s për shtyp.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania