Panorama Sport (Albania)

"Minimumi, të evitojmë humbjen në Madrid"

-

Shefi i ekzekutivi­t te Bajerni i Mynihut i ka idetë e qarta në prag të sfidës më të vështirë të skuadrës në këtë fillim sezoni. "Tani për tani nuk njohim barazime apo humbje. Në tetë ndeshje kemi marrë vetëm fitore. Tani do të kemi përballë Atletikon, rivalen më të fortë të grupit. Fakti që ata kanë arritur dy herë finalen në tri vitet e fundit tregon shumë për strukturën e atij ekipi", tha Rumenige. Mes të tjerash, shefi i ekzekutivi­t të Bajernit zbuloi objektivin parësor të skuadrës për duelin e madh: "Ne duam që të kualifikoh­emi për në raundin e dytë. Nëse e bëjmë këtë si të parët në grup do të jetë shumë mirë. Për të arritur një rezultat të tillë, nuk duhet të humbim në Spanjë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania