Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Dy lojtarë u dëmtuan prej meje

-

Pep Guardiola është fokusuar te dëmtimet e dy prej futbollist­ëve më të rëndësishë­m, Visent Kompani dhe Kevin de Bryjne gjatë konferencë­s për shtyp. "Më vjen keq që Kompani dhe Bryjne do qëndrojnë jashtë fushave për afro 3 javë. Mund ta kisha menaxhuar më mirë situatën. Mbase jam fajtor që i aktivizova kundër Suonsit. Do të jenë mungesa të rëndësishm­e për ne", tha trajneri i Mançester Sitit. Më pas, ai foli edhe për ndeshjen e radhës me Sëlltikun: "Luajmë kundër një ekipi me traditë në Europë dhe që do japë më shumë se 100% të potenciali­t të vet. Ndaj Barcelonës nuk e treguan forcën e tyre, por në shtëpi janë të rrezikshëm. Duhet të tregohemi efikas në rastet para portës". Roxhers - "Do krijojmë një atmosferë elektrizue­se në stadiumin tonë. Kemi 60 mijë tifozë fanatikë, që do ta bëjnë Mançesteri­n të ndihet nën presion. E njoh mentalitet­in e tyre dhe mendoj se do përfitojmë nga fakti që luajmë në shtëpi. Diferencat ekonomike dhe në cilësi janë të mëdha, por kjo nuk na tremb. Përkundraz­i, na motivon më tepër", deklaroi trajneri i Sëlltikut, Brendan Roxhers.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania