Panorama Sport (Albania)

Zyrtare, Hysaj rinovon me klauzolën anti- Juve

-

Ka ardhur si një dhuratë një ditë përpara ndeshjes me Benfikën në Champions, për të qenë 100% i përqendrua­r sot përballë Benfikës. Elseid Hysaj më në fund ka rinovuar kontratën me Napolin deri në vitin 2020 me opsion shtyrjen edhe për një tjetër sezon (6 vite në total). Rroga e mbrojtësit shqiptar është trefishuar (1.8 milionë euro në vit) dhe, ashtu siç ishte paralajmër­uar, nuk mungon edhe klauzola anti-Juve për të mos u përsëritur rasti i Higuainit, i cili e ka tërbuar presidenti­n De Laurentis. Ndërkohë që klauzola e shitjes së tij jashtë Italisë është fiksuar në 55 milionë euro. "Kam dëgjuar shpesh kritika kundër klubit, por për mua kanë qenë gjithnjë disponibël dhe të hapur dhe unë nuk jam dakord me ato. Me një kontratë që donte edhe 4 vite të skadonte, ata pranuan të ulen në tavolinë dhe negociojnë kontratën e re edhe në planin ekonomik", tha i kënaqur pas marrëveshj­es menaxheri i Hysajt, Mario Xhufredi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania