Panorama Sport (Albania)

Venger: Është duel brenda familjes, Graniti "spiunoi" sekretet e Bazelit

-

Arsen Venger di gjithçka për Bazelin në Champions, për shkak të paraqitjev­e të tyre të suksesshme në Europë këto vitet e fundit. Por trajneri i Arsenalit ka shfrytëzua­r edhe informacio­net që ish-lojtarët e Bazelit, Granit Xhaka dhe Mohamed Elneni, i kanë siguruar për këtë ndeshje të dytë të Grupit A. "Po, pa dyshim që më kanë ndihmuar pak. Sepe Xhaka do të luajë kundër Xhakës nesër (sot) dhe parimisht ky do të jetë një duel edhe brenda familjes. Mendoj se ata mund t'ia fshehin disa të vërteta të tjera njëri-tjetrit gjithashtu, por sigurisht që ne e njohim mirë Bazelin, sepse kemi transferua­r edhe Elnenin prej andej sezonin e shkuar. Është skuadra që ka dominuar kampionati­n zviceran prej vitesh dhe kanë arritur rezultate të shkëlqyera në Angli, sepse i kanë mundur të gjitha, Mançester Junajtid, Çelsin dhe kanë barazuar ndaj Liverpulit", tha trajneri i Arsenalit gjatë konferencë­s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania