Panorama Sport (Albania)

Toti, legjenda e Romës bën 40 vjeç

“Në vitin 2003 isha fare pranë Realit, në jetën time s'kam shkarkuar asnjë trajner”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një festë kombëtare dhe ndërkombët­are. I tillë mund të quhet 40-vjetori i Françesko Totit, duke parë urimet e shumta që ka marrë nga kolegë, kampionë të sporteve të tjera, këngëtarë, politikanë e aktorë, të gjithë të përulur përpara legjendës së Romës, i cili ka prekur një objektiv të rëndësishë­m, 40 vite dhe ende në fushën e lojës. "I falënderoj të gjithë nga zemra, sepse diçka të tillë nuk e prisja kurrë. Falënderoj kolegët, Mesin dhe Del Pieron në veçanti, por nuk e di nëse do t'ia plotësoj dëshirën Lionelit, të luaj edhe dy vite të tjera. Falënderoj sportistët e tjerë dhe njerëz të rëndësishë­m të të gjitha fushave që më kanë uruar. Si arrij të jem ende në fushë në këtë moshë? Nuk e di si ia kam arritur, ndonëse sepse nuk kam vese, por mbi të gjitha pasi pasioni dhe dëshira për t'u dëfryer nuk mungojnë ende. Momentet e mia më të vështira? Natyrisht dëmtimet, por edhe në vitin 2003. Atëherë u binda realisht të shkoja te Reali, kisha probleme me presidenti­n, por më pas, zemra, miqtë dhe familja më ndihmuan të reflektoj. Por, edhe kur erdhi koha e kontratës së parafundit, edhe aty realisht mendova të lija Romën, të zgjidhja një destinacio­n tjetër, por sërish bëra zgjedhjen e duhur, duke qëndruar. E tashmja, e vështirë për mua? Dua të saktësoj diçka: Unë jam pjesë e grupit dhe gjithmonë kam qenë pjesë e tij duke respektuar rregullat, sepse mbi të gjitha jam koherent me veten. Nuk kam dëbuar apo kërkuar shkarkimin e asnjë trajneri në jetën time, nuk kam zgjedhur kurrë asnjë për Romën. Unë punoj dhe luftoj vetëm për Romën", tha Toti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania