Panorama Sport (Albania)

Ilari e sulmoi, Spaleti ia kthen me... dhurata

-

Ditëlindja e Françesko Totit u prit me një deklaratë disi të ashpër nga ana e bashkëshor­tes së tij, Ilari Blazi, në drejtim të trajnerit Luçiano Spaleti, për mënyrën sesi ky i fundit po e trajton numrin 10. "Ai është një burrë i vogël. Nuk ka guxim të përballet me Françeskon". Por ndërkohë, trajneri i Romës, i është kundërpërg­jigjur dje me ironi dhe dhurata. "Urime të sinqerta nga zemra Françesko. Të kam blerë Delorean, makinën e kohës, kështu që mund të zgjedhësh çfarë të bësh; të kthehesh prapa apo të shkosh në të ardhmen. Me mua, në 167 ndeshje më ke dhuruar 99 gola. Prandaj, po të jap notën 9.9. Për të kapur 10-tën, të duhet edhe një gol tjetër. Përderisa është festa jote, mendova edhe për zonjën tënde fantastike, së cilës i kam blerë një album të Mia Martinit me të cilin jam shumë i lidhur: 'Piccolo Uomo' (Burrë i vogël). E falënderoj që ma kujtoi këtë këngë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania