Panorama Sport (Albania)

Murinjo lë pushim Ibrën për ndeshjen e Ligës së Europës

-

Zlatan Ibrahimovi­ç do të mungojë në ndeshjen e nesërme të Mançester Junajtid në Ligën e Europës, sepse Zhoze Murinjo i ka dhënë disa ditë pushime. 34-vjeçari fluturoi drejt Milanos për të shijuar disa ditë qetësie, pasi trajneri portugez e përshkroi si fenomenale paraqitjen e tij në ndeshjen e fundit ndaj Leiçesteri­t. Sulmuesi suedez udhëtoi drejt Italisë që të hënën ku ai u pa të darkonte në restoranti­n "Finger's Garden", i cili është në bashkëpron­ësi të ish-kolegut të tij te Milani, Klarens Sedorf. Murinjo u pa të largohej nga hoteli "Lowry" mëngjesin e së martës, përpara se të mbante stërvitjen në qendrën "Carrington". Ai mori lajmin e mirë të rikthimit të Mkhitarian­it për ndeshjen me Zorian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania