Panorama Sport (Albania)

Çfarë tha Sem Allardajs

-

Përse Roi Hoxhson, ish-trajneri i Anglisë nuk është një folës i mirë në publik

"Ai i vë të gjithë në gjumë, Roi. Uoi. Nuk ka personalit­etin për këtë punë."

Ku gaboi Roi Hoxhson në stolin e Anglisë "Lojtarët e lanë në baltë në fund. Unë mendoj, ndoshta ai ishte shumë i pavendosur. Transmetoi një lloj ankthi te lojtarët. Dua të them përpara ndeshjes me Islandën, ai i fitoi të 10-ta kualifikue­set. Barazuam me Rusinë, por duhet të kishim fituar. Mundëm Uellsin dhe ajo ishte ndeshja jonë më e keqe. Barazuam me Sllovakinë dhe na duhej vetëm që të barazonim me Islandën për t'u kualifikua­r, por ai thjesht dështoi." Për Geri Nevilin, ish-asistentin e Anglisë, që këshilloi Hoxhsonin në vendimin për të futur në fushë Markus Rashfordin gjatë ndeshjes me Islandën në Europian "Po debatonin për 10 minuta për ta aktivizuar apo jo, ai dhe Geri Nevill. Geri kishte ndikim të gabuar tek ai. Mbyllja atë dreq goje dhe ule dhe bëj si të duash. Ti je trajneri dhe merr vendimet, askush tjetër."

Për shanset e futbollist­ëve për të luajtur me Kombëtaren "Xho Hart, Xhek Uilsher në stol tek Arsenali. Çembërlein në stol. Ti mund t'i aktivizosh ata, por ata nuk luajnë për klubet e tyre. Nëse nuk luajnë për klubet e tyre, atëherë nuk kanë përgatitje­n e duhur fizike."

Për stadiumin "Wembley" "Federata bëri idiotësinë dhe shpenzoi 870 milionë paund për stadiumin e ri, kështu që sot po paguajnë ende borxhet. E rindërtuan nga fillimi. Nëse do e kishin ndërtuar në një vend tjetër, do u kishte kushtuar vetëm 400 mln paund. E rrafshuan tërësisht dhe më pas ndërtuan stadiumin e ri që është fantastik, por i ka zhytur në borxhe të papara. Shumica e parave që FA do gjenerojë, do të shkojnë për të paguar borxhin."

Për veset e bixhozit të lojtarëve kryesorë të Anglisë Një pronar klubi i ka paguar dy herë garancinë e lirimit nga burgu një lojtari. Por ne ishim më keq se këta... Ne vinim më shumë baste në kohën tonë se këta sot. Ne luanim poker gjatë gjithë udhëtimeve pas ndeshjeve ku linim rrogat."

Për federatën "E kanë mendjen vetëm të bëjnë para, apo jo? Ju e dini që FA është federata më e pasur në botë? Unë nuk duhet ta them këtë, por ata nuk janë me të vërtetë më të pasurit. Ata kanë vetëm xhiron më të madhe në botë me 325 milionë paund." Për Dukën e Kembrixhit që mungoi në shpalljen e turneut të EURO 2020. "I vetmi që mungoi ishte Princi Uilliam. Ai është ambasadori ynë i FA-së, kështu që do ishte mirë të kishte qenë i pranishëm, por me sa duket ai kishte punë më të rëndësishm­e."

Për Princin Herri "Herri është djalë i prapë. Ai është shumë i prapë, shumë. Nxjerr b... dhe gjithë gjërat e tjera."

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania