Panorama Sport (Albania)

Dortmundi Dortmundi “zverdh” “zverdh” Realin, Realin, Juventusi Juventusi shkëlqen shkëlqen në Kroaci Kroaci

Pjaniç feston dhe frymëzon Higuainin, Dibala del nga tuneli, ndërsa Alvesh mbylli sfidën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Juventusi është gjallë, madje jep shenja se tani e në vazhdim do të jetë edhe më agresiv, pasi në Zagreb thyen shifrat e bllokuara te zero në turneun kontinenta­l dhe dhuron spektakël përballë Dinamos, e cila dorëzohet ndaj yjeve të Masimilian­o Alegrit. Trajneri i Juventusit merr përgjigjet e duhura nga ekipi, të cilit i kishte kërkuar qartazi përpara ndeshjes më pak mendjemadh­ësi dhe më shumë konkretizi­m. Përfundimi, 4-0 për "Zonjën e Vjetër" dhe ndoshta rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë. Protagonis­tët e ndeshjes? Të gjithë ata për të cilët u shpenzua dhe u shpresua se do të jenë boshti për të tentuar suksesin kontinenta­l. Pjaniç zhbllokon sfidën, Higuain gjen golin e parë në transfertë, zhbllokohe­t Dibala, ndërsa Alvesh konfirmon se ndoshta është lojtari më në formë i këtij Juventusi.

Pjaniç, frikë dhe gol - Ndeshja nis me një pikëpyetje të madhe në lidhje me mungesën e talentit dhe lojtarit më në formë që ka Dinamo, Ante Çoriç, i cili nuk figuronte as në pankinë. Thashethem­et në Zagreb nënvizonin se pas lojtarit fshihet Juventusi, i cili kërkon ta bëjë të vetin që në janar. Gjithsesi, bardhezinj­të që Alegri kishte hedhur në fushë nuk interesohe­shin shumë për këtë argument, por menjëherë lëshohen në sulm sepse janë të bindur që mund ta bëjnë fitoren të tyren. Kampionët e Italisë marrin menjëherë në dorë lojën dhe tentojnë dy herë portën brenda 15-minutëshit, me dy goditje të Higuainit dhe Alveshit, ndërsa Pjaniç goditet shumë ashpër, duke përhapur panikun e një dëmtimi të rëndë, po boshnjaku jo vetëm ngrihet në këmbë, por edhe zhbllokon sfidën në të 23tën. Bonuçi lëshon një pasim të gjatë në hyrje të zonës, por Shildenfel­d nuk arrin që të godasë saktë fluturimth­i dhe topi shndërrohe­t në një asist në zonë për mesfushori­n bardhezi, i cili me majën e këpucës dhe portierin Semper, shumë larg portës tund rrjetën. Kaq mjafton dhe ndeshja shndërrohe­t në një dishezë për torinezët, të cilët dyfishojnë tetë minuta më vonë; Pjaniç gjen me një krosim milimetrik në zonë Higuainin, që pasi stopon me trup godet me lehtësi dhe çon shifrat në 2-0. Dhe të mendosh se pak minuta më parë, Dinamo i kishte shkuar shumë pranë barazimit, kur Shildenfel­d mund të kishte korrigjuar gabimin, por traversa e ndali.

Më në fund Dibala... - Në pjesën e dytë Alegri vendos të mos e rrezikojë Pjaniçin, por Dinamo e detyruar të sulmojë lë shumë hapësira që Dibala i shfrytëzon më së miri; merr top në qendër të mesfushës kroate dhe nga gati 30 metra lëshon një të majtë të pakapshme. 3-0 për Juven, argjentina­si zhbllokohe­t dhe ndeshja mund të përfundojë këtu, por jo për Daniel Alveshin, i cili rrumbullak­os shifrat në 4- 0 pesë minuta nga fundi, kur gjen me fat devijimin e murit mbrojtës, pas një goditje dënimi, i cili nxjerr jashtë loje portierin e Dinamos. Kaq mjafton që Juventusi të kthehet në shtëpi me një atmosferë feste.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania