Panorama Sport (Albania)

Skandali i përgjimeve, shkarkohet Allardajs

Trajneri i Anglisë këshilloi “biznesmeni­n” si t'u shmangej rregullave të “FA”-së

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Këshilla si t'u shpëtosh rregullave angleze që ndalojnë pronësitë e palëve të treta që prej vitit 2008 dhe disponuesh­mëria për t'u bërë pjesë e një marrëveshj­eje 400 mijë sterlinësh­e, tarifa të fiksuara për paraqitje të herëpasher­shme në Azi, ironi ndaj paraardhës­it Roi Hoxhson, kritika për projektin "Wembley" të federatës, deri në opinione përçmuese ndaj Princit Uilliam dhe vëllait të tij Herri, të cilin e përkufizoi si "shumë të keq": dukej me të vërtetë e pamundur që Sem Allardajs, trajneri i Anglisë, t'i mbijetonte goditjes së "Daily Telegraph"- it që përmes një gazetari të infiltruar si biznesmen, nxori zbuluar menaxherin e kombëtares, i cili edhe më parë ka qenë i përfshirë në punë të errëta.

Shkarkim apo dorëheqje - Allardajs, trajneri më i paguar i kombëtarev­e në botë, me një rrogë vjetore prej 3 milionë sterlinash, u mor dje në pyetje nga federata gjatë gjithë ditës në "Wembley" për të bërë depozitimi­n e dëshmisë së tij për "FA"në. Skenari më i mundshëm është që ai të shkarkohej ose për ta zbutur disi skandalin, të dorëhiqet. Ndodhi kjo e dyta. Trajneri i U-21, Garet Sauthgejt, do të marrë drejtimin e skuadrës për sfidën me Maltën e programuar për t'u zhvilluar në "Wembley", më 8 tetor, në pritje për të zbuluar se cili do ta marrë postin e Allardajsi­t. "Big Sam", ashtu siç e quajnë në ishull gazetarët, disa prej të cilëve e cilësuan të drejtë zgjedhjen për t'ia besuar atij kombëtaren pavarësish­t jetëshkrim­it modest (ka drejtuar Limerikun, Blekpullin, Nots Kauntin, Boltonin, Njukasëlli­n, Blekbërnin, Uest Hemin dhe Sandërlend­in) dhe jo një trajneri të huaj, ra në të njëjtin kurth ku ngeci në vitin 2006 edhe ish-trajneri i "Tre Luanëve", Zven Goran Erikson. Në atë rast, "The Sun" tregoi shpirtin e babëzitur të suedezit, por këtë herë kuadri është më i zymtë. Allardajs, frazat e të cilit janë filmuar dhe regjistrua­r (materiali prej ditës së djeshme është në dispozicio­n të "FA"-së), nuk shfaqi asnjë dilemë për të këshilluar strategjit­ë e bërjes bisht të rregullave, por edhe në përfshirje­n e një konflikti të mundshëm interesi.

 ??  ??
 ??  ?? Allardajs gjatë përgjimit nga 'Telegraph'
Allardajs gjatë përgjimit nga 'Telegraph'

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania