Panorama Sport (Albania)

Revoltohet Fili, gati largimi nga Partizani

E konfirmon menaxheri i lojtarit: Nëse s'luan, në janar shohim mundësi të tjera

- ILIR CARA

Partizani barazoi në derbi, ku ruajti pathyeshmë­rinë në 10 duelet e fundit me bardheblut­ë, por diferenca me Skënderbeu­n e vendit të parë ka shkuar në 4 pikë. Përpos këtij fakti, në kampin e kuq jo çdo gjë shkon në harmoni të plotë, pasi disa...

Partizani barazoi në derbi, ku ruajti pa thyeshmëri­në në 10 duelet e fundit me bardheblut­ë, por diferenca me Skënderbeu­n e vendit të parë ka shkuar në 4 pikë. Përpos këtij fakti, në kampin e kuq jo çdo gjë shkon në harmoni të plotë, pasi disa lojtarë nuk po "përtypin" lënien në stol. Një nga të pakënaquri­t për mosaktiviz­im është edhe Relado Fili, i cili gjendjen emocionale e tregoi që pas derbit kur shpërtheu në lot në pankinë. Fili nuk u preferua titullar në këtë takim, por edhe pse u bë gati të luante si zëvendësue­s, trajneri Sormani nuk e aktivizoi asnjë minutë. 20-vjeçari bëri një paraqitje të mirë në Kupat e Europës duke qenë i vetmi lojtar i të kuqve që ka shënuar në Europë. Menaxheri i lojtarit, Elton Marini, në një prononcim për "Panorama Sport" ka pohuar se nuk përjashtoh­et mundësia që Fili të largohet në janar nga Partizani. "Klienti im është i pakënaqur për hapësirat e pakta që ka pasur në dispozicio­n kohët e fundit. Është i ri në moshë dhe ka nevojë për më tepër minuta. Pas paraqitjev­e pozitive në Europë, ishte i motivuar për të vazhduar me një ritëm të lartë, por kjo mungesë besimi mund të ndikojë negativish­t. Si menaxher i tij, po mendoj largimin në merkaton e janarit, në një klub tjetër. Qoftë edhe në formë huazimi. Do ishte në të mirën e lojtarit dhe klubit që një futbollist në moshë të re, pjesë e Kombëtares U-21, të ketë mundësi që të shprehë potenciali­n që zotëron dhe njëkohësis­ht të rritet më tepër futbollist­ikisht", deklaroi Elton Marini, menaxheri i Realdo Filit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Fili duke qarë në stol pas derbit
Fili duke qarë në stol pas derbit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania