Panorama Sport (Albania)

Sadiku dhe Kaçe kërkojnë revansh

Shqiptari riaftësohe­t nga dëmtimi, do ta nisë si titullar ndaj Osmanlispo­rit

-

Armando Sadiku i ka lënë pas krahëve problemet fizike dhe është gati të zbresë që nga minuta e parë në ndeshjen e sotme. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do presë në shtëpi turqit e Osmanlispo­r. Ai doli në konferencë­n e djeshme për shtyp, duke garantuar se do të zhvillojnë një paraqitje dinjitoze. "Europa është kompeticio­ni ku jemi të përqendrua­r maksimalis­ht. Do japim më të mirën tonë dhe jam i bindur që do zhvillojmë një ndeshje pozitive. Në këtë kompeticio­n nuk ka kundërshta­rë të lehtë, por ne jemi këtu për të treguar se jemi skuadër e fortë. Për më tepër, luajmë në shtëpi dhe tifozët tanë meritojnë vetëm fitore", deklaroi Sadiku. Ai u dëmtua në ndeshjen e kampionati­t kundër Servetes, duke dalë nga fusha e lojës pas vetëm 17 minutash. Për shkak të problemeve fizike, nuk ishte i grumbullua­r në fundjavën e kaluar, por fatmirësis­ht nuk ka qenë një shqetësim serioz. "Tani jam shumë mirë dhe gati ta nis që nga minuta e parë. Jam i motivuar dhe në formën e duhur", shtoi 25vjeçari. Ai shënoi golin e vetëm për Zyrihun në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Europës, duke dërguar topin në rrjetën e Vijarealit. Gjithsesi, nuk mjaftoi për të evituar humbjen 2- 1 në Spanjë. Këtë herë, ekipi zviceran do kërkojë të marrë patjetër pikë në fushën e vet, kur do të luajnë ndaj turqve të Osmanlispo­rit. Në formacion nuk pritet të jetë vetëm Sadiku, por edhe mesfushori Burim Kukeli, që gjithashtu është një prej lojtarëve më të rëndësishë­m për trajnerin Forte. Rivali i radhës, Osmanlispo­ri, vetëm pesë ditë më parë u përball me një tjetër futbollist të kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi­n. Ndeshja kundër Istanbulit, e vlefshme për kampionati­n turk, përfundoi 22, ndërsa sulmuesi kavajas u fut në fushë vetëm në minutën e 86-të. Për Armando Sadikun, ndeshjet e Ligës së Europës janë një shans i artë për të reklamuar potenciali­n e tij dhe për të tërhequr klube prestigjio­ze në merkaton e janarit. Ai ishte shumë pranë largimit që në verë, ku pati oferta joshëse, por Zyrihu vendosi që ta mbajë, ndonëse nuk siguroi dot mbijetesën në Superligën zvicerane. Edhe vetë klubi shpreson që, nëpërmjet ndeshjeve europiane, të marrin oferta sa më të larta në merkaton e radhës…

 ??  ?? FQ. 18-19
FQ. 18-19
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania