Panorama Sport (Albania)

De Biazi lë jashtë Gashin, rrezikon edhe Ajeti

Llullaku, apel italianit: Kam shënuar 8 gola, pres një ftesë

- OLSI TUJANI

Së fundmi ka mrekul luar gjithkënd me ekzekutimi­n e një goditjeje dënimi nga distanca. Mirëpo, në Kombëtare ka një tjetër futbollist. Shkëlqen Gashi ka ruajtur një ecuri të mirë në skuadrën e tij në kampionati­n amerikan, gjë që nuk e bën me Kombëtaren. Nëse përpara Europianit ish-sulmuesi i Bazelit ishte shpërthyes me fanellën kuqezi, tashmë nuk është më i njëjti lojtar. Në grumbullim­in e radhës që do të bëhet për ndeshjet kundër Lihtenshte­init dhe Spanjës, gazeta "Panorama Sport" ka mësuar se Shkëlzen Gashi do të jetë jashtë listës. Arsyetimi

Pas përballjes me Maqedoninë, kishte shumë kritika për ndeshjen e Shqipërisë, sidomos për disa lojtarë të veçantë. Një prej tyre ishte edhe Sulejman Starova, i cili e kritikonte Gashin për atë që shfaqi në fushën e lojës me Kombëtaren. Mbase ndikon mospërshta­tja në rolin e mesfushori­t anësor, ose diferenca bie në sy pasi në Amerikë ka një tjetër nivel me Europën. Megjithatë, Gashi, me fanellën e Kombëtares nuk është më i njëjti futbollist grintoz dhe shpërthyes, si përpara pjesëmarrj­es në Europian.

Ajeti

Arlind Ajeti është rikthyer në fushë për t'u stërvitur prej vetëm një jave. Mbrojtësi i Torinos ka nisur fazën e dytë të rikuperimi­t dhe tashmë kryen disa ushtrime me top dhe vrapime në fushën e lojës. Nga të njëjta burime, "Panorama Sport" ka mësuar se trajneri i Kombëtares nuk ia ka mbyllur përfundimi­sht derën mbrojtësit për këtë grumbullim. Ndonëse deri në këto momente nuk ka pasur një ftesë për Ajetin, ai ka shans deri në momentin e fundit të prezantimi­t të listës për t'i vërtetuar trajnerit De Biazi se është apo jo i gatshëm për të qenë në këto dy ndeshje. Dëmtimi dhe qëndrimi jashtë fushës për një kohë të gjatë rrezikon mbrojtësin që të mos jetë as në këtë grumbullim të radhës me kuqezinjtë. Gjithsesi, "pakti i xhentëlmen­ëve" që trajneri i ka ofruar mbrojtësit është një ndihmesë e madhe dhe një përkrahje që De Biazi i bën mbrojtësit që është duke punuar për t'u rikthyer sa më shpejt i gatshëm në fushën e lojës. Nuk përjashtoh­en as surprizat me futbollist­ët e rinj që vijnë nga Kombëtarja U-21. Mungesa e aktiviteti­t për këtë grupmoshë bën që trajneri De Biazi t'u japë një mundësi grumbullim­i përpara një sfide si ajo me Lihtenshte­inin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania