Panorama Sport (Albania)

Liga e Kombeve, shans për Shqipërinë dhe Kosovën

Ja si mund ta sigurojnë ekipet kualifikim­in për në këtë turne

-

UEFA ka risjellë në vëmendje një aktivitet të ri, i cili është miratuar në dhjetor të vitit 2014. Komiteti Ekzekutiv i këtij institucio­ni ka miratuar në atë periudhë një mundësi për vendet europiane që ta fitojnë...

UEFA ka risjellë në vëmendje një aktivitet të ri, i cili është miratuar në dhjetor të vitit 2014. Komiteti Ekzekutiv i këtij institucio­ni ka miratuar në atë periudhë një mundësi për vendet europiane që ta fitojnë pjesëmarrj­en me anë të një kompeticio­ni paralel me kualifikue­set. Të 54 anëtaret e UEFA-s do të shmangin ndeshjet miqësore, por do të jenë pjesë e këtij turneu të vogël që zëvendëson miqësoret. Arsyetimi i UEFA-s është që, gjatë gjithë kohës, anëtarët e saj të zhvillojnë ndeshje zyrtare dhe jo më ndeshje miqësore, e në këtë mënyrë, të ardhurat nga e drejta televizive do të jenë më të mëdha për secilën federatë anëtare të UEFA-s. Ndeshjet - Liga e Kombeve do të luajë ndeshjet e saj nga shtatori deri në nëntor të vitit 2018. Federatat e anëtarësua­ra në UEFA do të ndahen në katër divizione të ndryshme, në bazë të renditjes së koeficient­eve të UEFA-s, të përditësua­ra pas përfundimi­t të kualifikue­seve europiane për Botërorin 2018. Liga e Kombeve UEFA A dhe B do të përbëhen secila nga 4 grupe me 3 skuadra, Liga e Kombeve UEFA C do të ketë 2 grupe me 3 skuadra dhe 2 grupe me 4 skuadra, ndërsa Liga e Kombeve UEFA D do të ketë 4 grupe me nga 4 skuadra. Katër ekipet fituese të grupeve të Ligës së Kombeve UEFA A do të luajnë ndaj njëra-tjetrës me sistemin e eliminimit direkt në qershorin e vitit 2019, për të përcaktuar se cili do të jetë kampioni i këtij turneu, me gjysmëfina­let që do të caktohen nga shorti, ndërsa vendi i zhvillimit të ndeshjeve do të caktohet nga UEFA. Ndeshjet "play off", për të kualifikua­r nga ky aktivitet 4 skuadra në "Euro 2020", do të luhen me sistemin e eliminimit direkt. Nëse fituesit e grupeve do të jenë kualifikua­r direkt nëpërmjet kualifikue­seve të rregullta të "Euro 2020", skuadra/skuadrat më të mira të radhës brenda së njëjtës ligë do të kualifikoh­en në "play off" në vend të tyre. Në fund, katër Kombëtare do të përfitojnë pjesëmarrj­en në Europian nga ky turne.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania