Panorama Sport (Albania)

Ronaldo: Kurrë nuk bëhem trajner, ka shumë stres

“Mund të fitojmë Champions-in dy herë radhazi, Zidan është teknik i shkëlqyer”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kristiano Ronaldo mendon se Zinedin Zidan është një trajner i madh dhe, për këtë fakt, Reali i Madridit mund të fitojë Champions-in e dytë radhazi. Portugezi vlerëson sezonin e kaluar si më të bukurin e karrierës, ndërsa nuk është i qartë për të ardhmen e tij. Ai thotë se nuk dëshiron të bëhet trajner, sepse këta të fundit vuajnë shumë, por s'e përjashton si mundësi që diçka e tillë të ndodhë në 10 vitet e ardhshme. Portugezi thotë për "World Soccer" se Europiani me Portugalin­ë ishte diçka e madhe, por tani kombëtarja në të cilën ai është kapiten do të tentojë të fitojë edhe Botërorin. Sipas Ronaldos, në futboll asgjë nuk është e pamundur.

Sezoni i kaluar - "Vitin e kaluar mendoj se ishte më i miri në karrierën time. U referohem titujve që fitova, edhe pse çdo vit që luaj futboll është i bukur dhe emocionues. Fitova Ligën e Kampionëve me Realin dhe Europianin me Portugalin­ë. Ishte vit magjik, por dua të vlerësoj edhe Bejlin dhe Grizmanin sepse kanë luajtur shumë mirë".

Europiani - "Ishte hera e parë në histori dhe është gjithmonë speciale kur fiton diçka për herë të parë. Championsi­n e kisha fituar 3 herë, por duhet të fitoja diçka me Portugalin­ë. Isha shumë i motivuar dhe mendoja për shokët e mi të skuadrës, për familjet dhe të afërmit e mi në Portugali. Ishte diçka shumë speciale". Trajner - "Mos bëni shaka. Në Europian nuk isha zëvendëstr­ajner, por e mendoj shumë diçka të tillë. Për momentin nuk dua të bëhem trajner. Njerëzit thonë se jam i duhuri për të bërë diçka të tillë, por unë nuk dua. Është shumë e vështirë. Të jesh trajner vuan shumë dhe unë dua vetëm të përqendroh­em te futbolli i luajtur, i cili është pasioni im. Në të ardhmen, askush nuk e di çfarë do të ndodhë dhe, ndoshta për 10 vite, unë mund të ndryshoj mendim mbi trajnerët".

I motivuar - "Të gjithë pyesin se ku e gjej vullnetin dhe dëshirën për të luajtur ende futboll. Unë kam fituar gjithçka, por futbolli është pasioni im dhe unë mund të vazhdoj t'i bëj të lumtur tifozët. Të tjerëve u pëlqen të më shohin dhe unë jap më të mirën për ta, shënoj gola, e ndihmoj skuadrën të fitojë trofe. Vazhdoj të luaj ashtu si disa vite më parë".

Botërori - "Do të punojmë shumë. Fakti që, për herë të parë në histori, arritëm të fitonim Europianin, sigurisht që është e mundur të fitonim edhe Botërorin. Ndihem shumë mirë me shokët e mi dhe kemi tifozë të mrekullues­hëm. Duhet të shijojmë momentin që po jetojmë, por kam thënë gjithmonë që në futboll gjithçka është e mundur. Thjesht duhet që t'i shohim gjërat me pozitivite­t".

Dy Champions - "Sigurisht që mund t'i fitojmë dy Champions radhazi. Nëse luan në një ekip si Reali, i ke të gjitha shanset dhe mundësitë për ta menduar diçka të tillë. Kemi një ekip të madh dhe një trajner të zotin. Kemi eksperienc­ën e duhur për të bërë realitet diçka të tillë dhe do të tentojmë me të gjitha mundësitë që kemi. Do të ishte shumë bukur, mbi të gjitha për tifozët tanë".

 ??  ?? Goli i Aubamejang vazhdon të diskutohet edhe nga Ronaldo në dhomat e zhveshjes. Ai i thotë Bejlit që nuk duhet ta hiqte topin nga duart.
Goli i Aubamejang vazhdon të diskutohet edhe nga Ronaldo në dhomat e zhveshjes. Ai i thotë Bejlit që nuk duhet ta hiqte topin nga duart.
 ??  ?? Serxho Ramos i bën me shenjë portierit Kejlor Navas që duhet ta kishte zotëruar topin në rastin e golit të barazimit nga gjermanët.
Serxho Ramos i bën me shenjë portierit Kejlor Navas që duhet ta kishte zotëruar topin në rastin e golit të barazimit nga gjermanët.
 ??  ?? Ronaldo kërkon të shohë në përsëritje golin e anuluar ndaj Borusias së Dortmundit për pozicion jashtë loje. Portugezi nuk i zë besë arbitrit.
Ronaldo kërkon të shohë në përsëritje golin e anuluar ndaj Borusias së Dortmundit për pozicion jashtë loje. Portugezi nuk i zë besë arbitrit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania