Panorama Sport (Albania)

Kaos në Angli, thellohet skandali i përgjimeve

Ngjarjet e fundit detyruan Sem Allardajsi­n të tërhiqet

-

Figuron edhe emri i një menaxheri ital ian në pjesën e dytë të hetimit të zhvilluar nga "Daily Telegraph", e cila hodhi dritë mbi korrupsion­in që ekziston në futbollin anglez. Bëhet fjalë për Pino Paljara, 61 vjeç, xhenovez, i cili është skualifiku­ar në 2005-ën për rastin Xhenoa- Venecia ( valixhja e famshme me 250 mijë euro). Gjatë disa takimeve me biznesmenë­t nga Lindja e Mesme, të cilët kanë qenë gazetarë të së përditshme­s britanike të maskuar si biznesmenë, Paljara ka zbuluar emrat e 8 trajnerëve të tjerë të së tashmes dhe të së kaluarës së afërt të Premier Ligë që kanë marrë ryshfet për shitblerje­n e lojtarëve të ndryshëm në merkato. Pesë prej këtyre emrave duket se kanë paguar direkt menaxherin italian, i cili më pas i ka shtuar listës dy trajnerë të tjerë të Championsh­ip. Një nga takimet me Paljarën është zhvilluar në restoranti­n "San Carlo" të Mançesteri­t, ku takohen zakonisht trajnerë, drejtues dhe gazetarë. "Mendoja se italianët ishin të korruptuar, por këtu në Angli është akoma më keq. Gjithçka fshihet poshtë tavolinës. Si funksionon? Një nga këta trajner, kur ka negociuar për një lojtar

në të kaluarën, më thoshte 'Pino, a ka një kafe edhe për mua?'. - ' Sigurisht që ka, - përgjigjes­ha'. - Më pas bëheshin negociata për atë kafe. Këtij personi nuk i kemi bërë kurrë pagesa direkte. Një ish-trajner i Premier Ligës më jepte detajet e llogarisë bankare që kishte në Zvicër. Një tjetër, ish-lojtar dhe që tani është trajner kërkon gjithmonë para ekstra,

sepse nuk ka një rrogë shumë të lartë në klubin e tij dhe kënaqet me shuma të vogla". Pjesët e tjera të hetimit të "Telegraph" duhet të zbulojnë emrat e këtyre tetë trajnerëve dhe mund të kushtëzojn­ë zgjedhjet e Federatës Angleze të Futbollit, që është në kërkim të zëvendësue­sit të Sam Allardajs, i cili ka qëndruar në detyrë vetëm 67 ditë. Federata

ia ka besuar përkohësis­ht kombëtaren trajnerit aktual të Under 21, Garet Suthgejt, por nëse rezultatet do të jenë pozitive mund të vijë edhe konfirmimi si trajner me kohë të plotë. Emrat e tjerë në garë janë: Stiv Brus, Alan Pardjë, Edi Houi dhe uellsiani Kris Koleman, ndërsa alternativ­at jashtë Britanisë janë Mançini, Blank dhe Van Gal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania