Panorama Sport (Albania)

Dridhet “Zonja”, Barça sulm total për Dibalanë

Në ‘95 e pësoi Rejnxhërsi dhe ngritën Champions-in

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Juventusi çaktivizoi shumë shpejt Dina mon e Zagrebit me një fitore dominuese në shifrat 40, e cila i lejoi që falë golavarazh­it të ngjitet në krye të Grupit H, ndonëse me pikë të barabarta me Sevijen. Gjithsesi, nëse futbolli luhet edhe për statistika dhe historia shpeshherë i njeh dhe i rikonfirmo­n ato, pa dyshim që shifrat e vendosur na Kroaci bëjnë të ëndërrojnë popullin bardhezi. Herën e fundit që bardhezinj­të kishin triumfuar me të njëjtin rezultat si në Zagreb (4-0), në Ligën e Kampioneve, ka qenë data 1 nëntor 1995, sërish në transfertë, në shtëpinë e Gllazgou Rejnxhërsa­ve. Por në atë sezon, siç sjell në kujtesë e përditshmj­a "Gazzetta dello Sport", skuadra e drejtuar nga Marçelo Lipi e mbyllte turneun kontinenta­l duke mundur Ajaksin në finalen e luajtur në "Olimpikon" e Romës, me penallti dhe ngrinin në qiell trofeun prestigjio­z. Nga fitorja e fundit me të tillë diferencë kishin kaluar 21 vite, por nëse 4-0 i fundit përkon edhe me herën e fundit që "Zonja e Vjetër" ka arritur të triumfojë në Champions, do të ishte bukur sikur "profecia" të përsëritej. Madje, ashtu si në atë sezon të largët, 1995- 1996, kur të gjithë flisnin se skuadra e Lipit ishte ndërtuar për të synuar "kupën me veshët e mëdhenj", e njëjta gjë është planifikua­r dhe ndërtuar sivjet, në vitin 2016 nga presidenti Anjeli dhe i gjithë stafi i Juventusit. Me afrimet e lojtarëve të mëdhenj si Pjaniç, Benatia, Alvesh, Pjaca, Higuain e Kuadrado, pa dyshim që arritja në finale duket objektivi minimal për këtë skuadër, e cila do të shpresojë, do të luftojë dhe do të kërkojë që të triumfojë sërish. Nëse këta të ashtuquajt­ur tre "faktorë" rastësorë do të ishin "ligje" të pashkruara të futbollit, pa dyshim që në Torino dhe kudo në botë populli bardhezi do të bëhej gati për një festë të çmendur, sepse Liga e Kampioneve u bë realisht shumë kohë që i mungon këtij klubi madhështor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania