Panorama Sport (Albania)

Llullaku: Pres ftesë nga De Biazi

Golashënue­sit shqiptarë të ligave të dobëta, ja kush ka shkëlqyer në fillim të sezonit

-

Azdren Llullaku shpreson që së shpejti të shpërblehe­t për formën e shkëlqyer që po kalon. Sulmuesi pret që të ftohet në Kombëtaren e Shqipërisë për dy ndeshjet e radhës. Në fakt, mediat në Rumani kanë shkruar se Llullaku është ftuar nga trajneri Biazi për ndeshjet me Lihtenshta­jnin e Spanjën, por vetë sulmuesi të martën pasdite ka bërë të ditur për "Kohën Ditore" se nuk ka marrë ftesë ende. "Po pres dhe shpresoj në lajme të mira", ka thënë Llullaku. Ai po kalon një sezon ëndrrash në kampionati­n e Rumanisë. Pas javës së dhjetë është shënuesi më i mirë me plot tetë gola. Po luan për skuadrën Gaz Metan Medias, e cila është kthyer në elitën e futbollit rumun. 28vjeçari nga Istogu golin e tetë e shënoi mbrëmjen e së hënës në ndeshjen e javës së dhjetë. Llullaku për Gaz Metanin kishte luajtur prej vitit 2012 deri në fillim të këtij viti. Gjashtë muajt e parë të 2016s i kaloi te CSMS Iasi, skuadër tjetër e kampionati­t rumun. Në verë u kthye aty ku ndihet mirë te Gaz Metani dhe vendimi doli i duhuri.

Rikthimi

"Vendosa të kthehem pasi është një ekip ku ndihem shumë mirë dhe ku trajneri më dëshironte shumë. Po del që kam bërë zgjedhjen e duhur dhe jam i lumtur për këtë", ka theksuar Llullaku. Ai shpreson ta ndihmojë ekipin me gola të tjerë, ndërsa nuk ka ndonjë synim për numrin e tyre.

"Unë tani mendoj vetëm si të shënoj golin e nëntë. Shpresoj që ai të vijë sa më shpejt e më pas do të mendoj për golin e dhjetë. Nuk mendoj për ndonjë shifër, por e rëndësishm­e është që të shënoj sa më shumë".

Llullaku është rritur në Itali dhe ka luajtur për skuadra të ndryshme italiane, në nivele të ulëta. Hap të madh në karrierë bëri me kalimin në Rumani. Ai në vitin 2013 ishte grumbullua­r për një ndeshje me Shqipërinë, por nuk kishte fituar rastin që të aktivizohe­j. Tani shpreson në ftesë tjetër dhe që, më në fund, edhe të debutojë.

Ëndrra për Italinë

Sulmuesi ka thënë se niveli i futbollit në Rumani është i mirë, pasi ka lojtarë dhe ekipe shumë cilësore. "Megjithatë, financat janë në rënie të madhe, ka shumë probleme", thotë ai. Llullaku ka treguar se ka mbetur kaq gjatë në Rumani, pasi kur kishte një ofertë për të kaluar një ligë tjetër, klubet nuk u pajtuan për dëmshpërbl­im. Për të e rëndësishm­e është që aktualisht po kalon formë të mirë. Ai shpreson që t'i bashkohet ndonjë klubi në nivelet e larta të futbollit italian.

"Shpresoj për në Itali, pasi atje kam familjen, kam shtëpinë. Ëndrra ime gjithnjë ka qenë që të luaj në Itali në nivel të lartë". Bomberat e tjerë

Llullaku nuk është lojtari i vetëm shqiptar që po shënon shumë gola këtë edicion. Në top-ligat europiane, shqiptarët po shënojnë rrallë, por në ligat më të dobëta janë më efektivë. Në Finlandë, Njazi Kuqi është golashënue­si më i mirë me 15 gola të shënuar. Sulmuesi 33- vjeçar në edicionin e vitit 2016 ka luajtur fillimisht për PK-35 e tani po luan për Inter Turkun. Interi, pas javës së 29-të, mban pozitën e parafundit, derisa PK- 35 është i fundit. Te të dyja skuadrat ish-futbollist­i i Finlandës, trajner e kishte vëllanë e madh, Shefki Kuqin. Njazi Kuqi shifrën prej 15 golave e ka arritur në 21 ndeshje. Ka edhe tri asistime. Në Superligën e Zvicrës, vendin e parë të shënuesve më të mirë e ndanë edhe shqiptari nga Maqedonia, Ezgjan Alioski. Ai ka shënuar shtatë gola në nëntë ndeshje. Shtatë gola i ka edhe Marko Shneuli i Luzernit. Alioski luan për Luganon. Në kategorinë e dytë zvicerane, Armando Sadiku e Shkëlqim Demhasaj i kanë nga katër gola, derisa golashënue­si më i mirë i ka gjashtë gola. Në kategorinë e dytë austriake, finalizues­i më i mirë është Mërgim Berisha (18), që ka shënuar shtatë gola në 11 ndeshje.

 ??  ?? Asdren Llullaku duke pozuar me Andrij Shevçenkon
Asdren Llullaku duke pozuar me Andrij Shevçenkon
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania