Panorama Sport (Albania)

Tirana ndalet nga Sopoti, abonohet me barazimet

Supergoli i Likës nuk mjafton, i ndëshkon "ish"-i ota

- ADELA MERKO

Tirana "abonohet" me barazimet, nuk fiton dot as në Kupë. Bardheblut­ë nuk kanë shkuar më larg se shifrat 1-1 përballë Sopotit të Kategorisë së Parë, paçka se të gjithë tifozët prisnin zhbllokimi­n e kryeqyteta­sve. Ndeshja u luajt në "Selman Stërmasi", pas akordit të të dy klubeve, ndërsa vlen të përmendet se Ilir Daja kishte hedhur në fushë lojtarët e rinj dhe ata që nuk kanë pasur shumë minuta gjatë kampionati­t. Supergoli i realizuar nga Gilman Lika në fundin e pjesës së parë nuk mjaftoi, pasi në minutën e 87-të ishte ish-sulmuesi i bardhebluv­e, Mirel ?ota, që barazoi gjithçka nga pika e bardhë.

Ndeshja - Ky takim i parë për turin e parë nisi shumë qetë. Aq sa duhet të vinte e 28-ta minutë që bardheblut­ë të kërcënonin portën e Sopotit me anë të Vucajt. Një minutë më vonë është Halili, që gjuan diagonal, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Provon edhe Karabeci në të 37'-ën, por topi shkon mbi tra. Shifrat zhbllokohe­n në minutën e 43-të, kur Gilman Lika, i rikthyer pas 3 muajsh në fushë, me një parabël perfekte e dërgon topin mbi portierin Beshiri dhe 0-1. Ky fraksion mbyllet këtu. I dyti nis me një ndryshim në formacioni­n e Sopotit, ku vendin e të dëmtuarit Sykaj e zë mbrojtësi Mersini. Është e 49ta minutë, kur Peçi shkarkon të djathtën e tij, megjithatë portieri i librazhdas­ve grushton dhe largon rrezikun. Pas 10 minutash është sërish Peçi protagonis­t, por këtë herë asiston për të riun Halili. Gjuajtja e tij largohet në këndore prej Beshirit. Tirana dominon lojën dhe krijon pambarimis­ht, megjithatë duket se finalizimi është kthyer në një "gangrenë". Nga ana tjetër, "miqtë" organizohe­n mirë, por nuk arrijnë që të vënë në rrezik për minuta me radhë portën e mbrojtur prej Edvan Bakajt. Në të 72-ën, Halili kombinohet me Takun, por gjuajtja e mesfushori­t, edhe pse në pozicion të prirët, shkon shumë mbi tra. Në të 83-ën është ?ota që provon në diagonal nga distanca, por kontrollon Bakaj i pashqetësu­ar. Në të 86-ën, Moise gjuan nga 23 metra, por topi kalon vetëm ngjitur me traversën. Kur mendohej se gjithçka po mbyllej, në të 87-

ën, një ndërhyrje e gabuar e Domgjonit kundër Mitrajt, shoqërohet me 11-metërshat. Gjuan kapiteni ?ota dhe nuk gabon, duke i barazuar shifrat në 1-1. Përtej ndonjë përpjekjej­e të dëshpëruar, fundi nuk sjell kurrfarë surprize, duke e lënë të hapur kualifikim­in për ndeshjen e dytë.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme Fotot: F.Hazizllari
Çast nga ndeshja e djeshme Fotot: F.Hazizllari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania