Panorama Sport (Albania)

Partizani gjen golat dhe sulmuesit ndaj Ke itanit

Azubel debuton me dopietë, goli i oskës zgjoi "demat"

- ILIR CARA

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë e ka gje tur Partizanin përballë Kevitanit, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë. Të kuqtë, ndonëse me një formacion të rifreskuar, fatin e kualifikim­it të këtij turi e kanë vendosur thuajse që në ndeshjen e parë, të cilën e fituan 5-1. Kevitani ishte pritës dhe realizoi i pari në minutën e 16-të me Toskën. Ky gol i zgjoi "demat", që në kuadrin e 5 minutave shënojnë tri herë. Trajneri Sormani preferoi që ndaj Kevitanit t'u japë hapësirë disa lojtarëve të rinj. Përpos rrotacioni­t të përdorur, mbrojtja ishte e ndërtuar me lojtarët bazë, ku krahët përbëheshi­n nga Fejzullahu dhe Kalari, ndërsa në qendër ishin Atanda me Ibrahimin, që dje mbajti shiritin e kapitenit. Kevitani i këtij sezoni nuk është ai i një viti më parë, pasi nga skuadra janë larguar disa lojtarë dhe grupi ende nuk është konsolidua­r. Kevitani nuk kishte asnjë objektiv në këtë takim, gjë e cila i dha mundësi trajnerit Sormani që të eksperimen­tonte me zgjedhjet e tij. Te të kuqtë në këtë ndeshje Kupe doli në pah forca e lojtarëve me tipare sulmuese, si dhe izraeliti Azubel debutoi me dy gola, madje të parin e gjeti vetëm disa sekonda pasi hyri në fushë.

Ndeshja- Takimi nisi i qetë, madje ritmi ishte më i ulët se në ndeshjet e kontrollit. Por goli i bukur i Toskës së Kevitanit, që erdhi pas një gabimi të të kuqve në mbrojtje, në minutën e 16-të, e ndryshoi rrjedhën e lojës. Pa u mbushur mirë një minutë nga pësimi i golit, të kuqtë barazojnë shifrat me Ardit |aupajn. Dy minuta më pas, Bardhi bën disa lëvizje të bukura me topin dhe nga një distancë rreth 25 metra, shënon një eurogol. Në minutën e 22-të është radha e |urgen Vatnikajt, një nga më të palodhurit për të kuqtë në këtë takim që të shënojë golin e tretë. Kevitani pas kësaj goditje të shpejtë mundohet të reagojë dhe në minutën e 27-të Xhika shpëton portën, pas gjuajtjes së topit nga ana e Islamit. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 3-1 për Partizanin. Kevitani e nis me një zëvendësim pjesën e dytë, por duke parë diferencën e madhe mes dy ekipeve, skuadra e trajnerit Berberi nuk mund të bënte rezistencë më të madhe. Në minutën e 57-të Azubel hyn në fushë

duke bërë debutimin me "demat" në një ndeshje zyrtare. Izraeliti e ka nisur me këmbën e mbarë duke shënuar dy gola. Në minutën e 58-të, Vatnikaj shërben bukur për Filin, i cili i jep një asist Azubelit që brenda zonës e shtyn topin në rrjetë, 1-4 për të kuqtë. Në minutën e 67-të, Azubel, i rrethuar nga pesë lojtarë kundërshta­rë, arrin që t'i shmangë dhe brenda zonës gjuan dhe shënon golin e pestë për Partizanin. Në shifrat 5-1 për Partizanin u mbyll i takimi i parë i raundit të parë Kupës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania