Panorama Sport (Albania)

"Mora sinjal pozitiv nga të rinjtë, Fili duhet të besojë te vetja"

-

Trajneri Adolfo Sormani, pas fitores 5-1 me Kevitanin në Kupë, u shpreh i kënaqur me atë që dhanë lojtarët e rinj. Italianit i ka pëlqyer reagimi i ekipit, si dhe ka dhënë mendimin e tij edhe për sulmuesit që shënuan dje, mes të tjerëve edhe për Azubel që debutoi me dy gola. Sormani i ka dhënë një përgjigje edhe Filit, që sipas trajnerit lojtari duhet të besojë më shumë te vetja. Edhe gjatë prononcimi­t të djeshëm për "Panorama Sport", Adolfo Sormani është treguar filozofik në fjalët e tij, duke mos dhënë përgjigje direkte.

Ndaj Kevitanit, Partizani dhe Sormani kanë gjetur sulmuesit?

Jo, ne gjetëm golat sot (dje), kështu që është ndryshe nga sa më pyete. U treguam të zotë që të transformo­hemi në fushë dhe të fitojmë ndeshjen. Problem është kur nuk krijon asnjë shans për shënim. Prandaj, kur krijon raste shënimi, herët apo vonë do të vijë edhe goli.

Kundërshta­ri ishte i një niveli gati amator, jeni i kënaqur nga skuadra në këtë ndeshje Kupe?

Unë nuk mund të them amatorë, pasi në raste të tilla rëndësi ka përkushtim­i i kundërshta­rit gjatë ndeshjes. Por edhe ne kemi aktivizuar disa lojtarë të rinj. Më vjen mirë që ata treguan qëndrueshm­ëri dhe janë përmirësua­r shumë gjatë këtyre tre muajve të fundit. Kjo është gjëja më e rëndësishm­e për mua në këtë takim. Mund t'u besoni edhe në fundjavë ndaj Kukësit lojtarëve që shënuan sot (dje)?

Për kë e keni fjalën, pasi kjo varet se për kë bëhet fjalë...?

Për të katër lojtarët me tipare sulmuese që shënuan...

Ne kemi shumë sulmues, jo vetëm tre që shënuan sot (dje). Ndaj Kevitanit patën mundësinë për të luajtur dhe shënuan.

Azubel shënoi dy gola në debutim, a është gati për këtë fundjavë?

Azubel luajti për herë të parë me Partizanin në një ndeshje zyrtare. Por i duhet akoma kohë që të përmirësoh­et, kryesisht në terma fizikë. E dimë që Azubel është një lojtar shumë i mirë dhe po mundohemi t'i lëmë kohë për të mbyllur boshllëqet që ka, në mënyrë që të jetë gati.

Thuhet se Realdo Fili nuk është i kënaqur për momentin, pasi nuk po e aktivizoni. Ka ndonjë problem mes jush dhe lojtarit?

Besoj se nuk ka lojtar që të jetë i kënaqur që qëndron në stol. Kështu që kjo nuk ka të bëjë vetëm me Filin, por me të gjithë lojtarët që nuk janë titullarë. Problemi është se trajneri ndodhet këtu dhe i takon atij që të bëjë përzgjedhj­en. E rëndësishm­e është se unë besoj tek ai, si dhe e di se çfarë mund të bëjë, por Fili duhet që të besojë te vetja e tij.

Të shtunën ju pret transferta e Kukësit, një sfidë ku mund të themi se të dy ekipeve u nevojitet fitorja. Ju si e shikoni këtë takim? Nevojitet, për mua nuk është një fjalë e mirë në futboll. Nevojitet, për mua nuk është asgjë. Dëshiroj, do të ishte fjala e duhur. Për mua kjo përbën një diferencë të madhe, prandaj me dëshirë ne duhet ta kërkojmë fitoren në çdo ndeshje. Këtë gjë u munduam ta bëjmë edhe në ndeshjen e fundit me Tiranën.

Sa e njeh Sormani Kukësin? E njoh shumë mirë, ashtu siç i njoh të gjithë skuadrat e Superiores. Për këtë punë jam këtu dhe çdo ditë i studioj ato.

Në Kukës ju pret një fushë me bar sintetik, mund të jetë më mirë për Partizanin, pasi edhe përgatitje­t i kryeni në terrene të tilla?

Fusha nuk bën diferencë, pasi ajo mbetet e njëjtë për të dy ekipet. Bëhet fjalë për një lojë me dy skuadra, me nga 11 lojtarë që luajnë me një top dhe në një fushë të përbashkët. Kështu që fusha mbetet e njëjtë si për ne dhe kundërshta­rin.

Çfarë rezultati prisni nga kjo transfertë?

Gjithmonë unë mundohem që të bëj më të mirën. Kështu që e di se kush është më e mira, por varet edhe nga disa faktorë dhe rrethana që vijnë gjatë ndeshjes. Për sot (dje) jam i kënaqur pasi arritëm që të transformo­nim lojën tonë, gjë të cilën nuk e bëmë në ndeshjen paraardhës­e. Po punojmë shumë për të shkuar te më e mira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania