Panorama Sport (Albania)

-

Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e djeshme ka marrë disa masa, ku Partizani dhe Laçi janë dënuar me nga një ndeshje pa spektatorë. Por duke ditur se dy ekipet luajnë këtë fundjavë në transfertë, pezullimin mund ta shlyejnë në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Tirana është gjobitur për sjelljen e tifozëve. Ndëshkim të dyfishtë ka marrë edhe zv.trajneri i Flamurtari­t. Ja vendimet:

1. Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur mjete ndezëse në fushë që shkaktuan ndërprerje­n e shkurtër të lojës, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

2. Tirana, për sjellje të gabuar të tifozëve, duke hedhur mjete ndezëse në fushën e lojës dhe duke qenë përsëritës në të njëjtën shkelje, dënohet me 200.000 (dyqind mijë) lekë gjobë. 3. Zyrtari i Flamurtari­t, Klodian Dervishi, për protesta ndaj vendimeve të arbitrit, në shkelje të parimeve të "fair play", dënohet me pezullim nga aktiviteti futbollist­ik për 2 (dy) ndeshje, si dhe gjobë në masën 100.000(njëqind mijë)lekë.

4. Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

5. Besa, për dështim në përmbushje­n e përgjegjës­ive në organizimi­n e ndeshjes kundër Besëlidhje­s, duke shkaktuar vonesa pa arsye objektive, dënohet me gjobë në masën 250.000(dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë. 6. Lojtari i Bylisit, Jasmin Raboshta, për goditje me grusht ndaj kundërshta­rit, dënohet me të paktën 5 (pesë) ndeshje pezullim. 7. Për shkak të ndërprerje­s, ndeshja e kampionati­t superior U17 midis Internacio­nal dhe Porto do të riluhet në një datë tjetër që do të përcaktohe­t nga FSHF. 8. Mospranimi­n e kërkesës së Korabit lidhur me lojtarin Vangjel Zguro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania