Panorama Sport (Albania)

Dinamo e pandalshme, bind edhe ndaj Pogradecit

Liqenorët janë larguar me humbje nga kryeqyteti

-

Dinamo nuk e ka ndalur serinë e rezultatev­e pozitive edhe në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Edhe pse me formacioni­n e dytë, të besuarit e trajnerit Allmuça kanë arritur të fitojnë ndaj Dinamos, duke hedhur një hap drejt kualifikim­it në turin tjetër. Sa i takon ndeshjes së djeshme, duhet theksuar se blutë kishin mundësi që të shënonin edhe më shumë, por kanë shpërdorua­r. Ndeshja - Takimi nis i vrullshëm dhe Dinamo kërkon golin që në minutën e 4-t, ku Myslymi kroson nga e djathta, por Ugu nuk është në vendin e duhur. Pogradeci mundohet të reagojë dhe në të 15ën një top i gjatë vjen në brendësi të zonës së Dinamos, por nuk shfrytëzoh­et nga Yzellari. Minutat kalojnë dhe blutë janë të paqartë para portës së liqenorëve. Megjithatë goli nuk do të vonojë dhe në të 41-ën Hekollari ndal me dorë një top të krosuar në zonë nga Murataj. Ka 11-metërsh dhe kapiteni Traga nuk gabon duke kaluar ekipin e tij në avantazh, ndërsa golin ia dedikon ish-punëtorit të klubit, Kadri Skrelës që ka humbur jetën pak kohë më parë. Fraksioni i dytë i ndeshjes gjen sërish Dinamon në sulm dhe goli këtë herë nuk do të vonojë, pasi lojtarët janë më të çliruar psikologji­kisht. Goditje këndi për Dinamon dhe Traga që kroson saktë duke gjetur Ugun që këtë herë nuk gabon dhe e ndal sferën në rrjetë. Pas këtij momenti, liqenorët "zgjohen" dhe kërkojnë golin e parë dhe e arrijnë atë në minutën e 79-të. Ilir Allmuça ndal në mënyrë të gabuar Bangour në zonë, arbitri akordon penallti, për të cilën nuk janë dakord blutë dhe protestojn­ë, pasi faulli nuk ekzis- tonte, por kjo nuk ia ndryshon vendimin kryesorit. Bangour gjuan penalltinë, por Caka bën mrekullinë, pret mjaft bukur në të majtë të portës. Topi rikthehet në zonë dhe në gjuajtjen e dytë portieri mik shënon.

Deklarata - Një nga lojtarët më të mirë në sfidën e djeshme, Bazion, pas ndeshjes është shprehur: "Jam i kënaqur për fitoren. Duhet të kishim bërë më shumë, por ky është futbolli. Kemi mundësi të mbrojmë rezultatin, madje të fitojmë edhe atje. Golin ia dedikoj ish-pjesëtarit të stafit tonë, Kadri Skrelës, ndaj festova me fizioterap­istin tonë, djalin e të ndjerit". Skerdilaid Sulozeqi

 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Lojtarët e Dinamos festojnë një nga golat e djeshëm
Foto: F. Hazizllari Lojtarët e Dinamos festojnë një nga golat e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania