Panorama Sport (Albania)

Bylisi në formë, leksion të rinjve të Shkumbinit

-

Kupa e Shqipërisë nuk është objektiv për skuadrën e Shkumbinit, që ka humbur dje me rezultatin e thellë 3-1 në shtëpi ndaj Bylisit. Ballshiotë­t kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikim­it për në fazën tjetër, ndërsa peqinasit kanë luajtur me një formacion të rinjsh, duke treguar se për Shkumbinin primare do të jetë kampionati. Ndeshja - Miqtë e kanë nisur mirë takimin dhe u janë dashur vetëm 11 minuta për të zhbllokuar rezultatin, teksa ka qenë kroati Dimiç që ka shënuar me kokë pas një krosimi në zonë. Peqinasit reagojnë dhe krijojnë disa raste të mira për shënim me autor vlonjatin Aliaj, por sulmuesi i ri është i pafat në dy aksione individual­e. Fraksioni i dytë ka nisur me gol për ballshiotë­t, të cilët gjejnë rrjetën dy minuta nga starti dhe këtë herë autor është Meto, që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë ta ndalë sferën në rrjetë. Me avantazhin e dy golave, trajneri Ahmataj ka luksin që të aktivizojë në fushë disa lojtarë të rinj në moshë, por sërish peqinasit nuk e kanë forcën e duhur për të rrezikuar dhe rrjedhimis­ht pësojnë edhe golin e tretë që mban firmën e Dervishit. Golin e nderit për ekipin vendas e ka realizuar vlonjati Aliaj, por kjo rrjetë vlen vetëm për statistikë. Me këtë rezultat skuadra e Bylisit pothuajse është kualifikua­r në turin tjetër të këtij kompeticio­ni. Edhe pse janë në Kategorinë e Parë, ballshiotë­t kanë synime që të shkojnë sa më larg në Kupë dhe të sigurojnë ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm. Ndërkohë që Turbina ka një skuadër të kompletuar dhe si objektiv sezonal do që të jetë në mesin e renditjes në grupin ku bën pjesë. Fatmir Ahmeti

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania