Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu “rrëshqet” në Sarandë

Argjend Malaj debuton me gol, shënon katër minuta nga fundi dhe eviton humbjen

- GERALD BREGU

Skënderbeu ngec në Sarandë, teksa nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 ndaj Butrintit të Kategorisë së Dytë. Në fakt, deri në minutën e 86-të kanë qenë vendësit, të cilët kanë udhëhequr, por një gol i mesfushori­t Argjend Malaj ka evituar humbjen e kampionëve në fuqi. Në shkallët e stadiumit "Andon Lapa" kishte një interesim të madh, për vetë faktin se Butrinti luante ndaj 6 herë kampionëve radhazi. Megjithatë, në përbërje të Skënderbeu­t kishte vetëm pesë lojtarë të afirmuar. Bëhet fjalë për portierin Aldo Teqja, i cili bëri debutimin me fanellën e korçarëve, mbrojtësin Hektor Idrizaj, mesfushorë­t Leonit Abazi dhe Argjend Malaj, si dhe sulmuesi Ardit Hoxhaj. Plot gjashtë lojtarë ishin të rinj, në një kohë që për të drejtuar skuadrën në këtë transfertë të largët kishte udhëtuar vetëm zv.trajneri Gentian Liçi.

Ndeshja - Takimi nis i qetë, me të dyja ekipet që studiojnë njëra-tjetrën dhe me raste sporadike para portës. Të parët janë korçarët ata që rrezikojnë me Abazin, ndërsa sarandjotë­t kundërpërg­jigjen me Gorovellin. Më pas është Kordha që jep një asist për Kasajn, por ky i fundit nuk koordinohe­t mirë. Për Skënderbeu­n i afrohet golit Osmanllari në minutën e 20-të, por grushton portieri Sejdinaj. Korçarët dominojnë, por sulmi me Hoxhajn nuk është i qartë. Butrinti ndëshkon Skënderbeu­n në momentin më të mirë. Pas një goditjeje dënimi, Kordha kroson në zonë dhe aty Dobra me kokë e shtyn sferën në rrjetë. 1-0 për sarandjotë­t dhe nisin ovacionet në stadium. Pas shënimit të golit, Butrinti tërhiqet dhe kërkon të përfitojë nga ndonjë kundërsulm. Skënderbeu ushtron presion, por nuk arrin të barazojë dhe pjesa e parë mbyllet 1-0. Në 45 minutat e dyta, Skënderbeu është më kërkues, me Abazin, Malajn dhe Hoxhën që bëjnë diferencën në fushë. Hoxha i afrohet golit në dy raste, por Sejdini nuk mposhtet. Pas disa rasteve të miqve, Butrinti mund dhe duhet të kishte dyfishuar, pasi Kordha doli i vetëm me portierin Teqja, por ia përplasi topin në trup këtij të fundit. Në vazhdimin e këtij aksioni, Skënderbeu del shpejt në kundërsulm dhe pas një krosimi të Idrizajt, është Malaj, që i lirë brenda zone, kërcen bukur me kokë dhe gjithçka shkon në shifrat 1-1. BUTRINTI - SKËNDERBEU

1-1

GOLAT: Dobra 30' / Malaj 86'

BUTRINTI: Sejdinaj, Xhuvani, Dobra (Kolonja 45' - Llakaj 80'), Kaçupaj, Qëndro, Kordha, Lala (Grembi 58'), A.Kasaj, Koshi, E.Kasaj, Gorovelli.

Trajner: Adriatik Faslliu

SKËNDERBEU: Teqja, Abazi, Bushi, Ivani, Idrizaj, Malaj, Zeka, Gjergo, Pëllumbi (Mihaj 90'), Osmanllari (Pejo 60'), A.Hoxhaj.

Trajner: Gentian Liçi

GJYQTARË: O.Yzeiraj, N.Rrapaj, L.Lamçe (Patos) KARTON I VERDHË: Lala 39'

DELEGAT: Sadik Sadikaj (Sarandë)

VËZHGUES: Tomor Hoxha (Vlorë)

 ??  ?? Çast nga ndeshja e luajtur dje në Sarandë
Çast nga ndeshja e luajtur dje në Sarandë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania