Panorama Sport (Albania)

Kamza bën spektakël, Korabi gjen më në fund... golin

Barazimi lë të hapur çështjen e kualifikim­it

-

Kamza dhe Korabi nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e parë. Skuadra e Bledar Devollit ka qenë më e qartë në fushë, madje ka shpërdorua­r edhe një 11-metërsh. Dibranët e Kategorisë Superiore i kanë shpëtuar humbjes pas golit të mbrojtësit Elvis Prençi në fundin e takimit. Trajneri Artan Mërgjyshi kishte lënë pushim disa titullarë, por në pjesën e dytë u detyrua të hidhte në fushë Nderim Nexhipin dhe Emiljano Veliajn. Loja ka nisur me dy skuadra që gabojnë shumë në pasime, por me kalimin e minutave janë vendësit që ushtrojnë presion dhe rrezikojnë seriozisht portën e Korabit. Në minutën e 26-të, mesfushori Alfred Deliallisi lëshon një predhë nga jashtë zone, duke detyruar portierin Vujadinovi­ç të bëjë një grushtim të vështirë. Fundi i pjesës së parë bëhet i bukur. Kamza krijon një aksion model pas kombinimev­e të Deliallisi­t, Ymerit dhe Rezit, me këtë të fundit që humbet një rast GOLAT: Rezi 52' / Prençi 89' KAMZA: Bytyçi, Frashëri, Basriu, Leo, Boci, Deliallisi, Koleci, Ymeri, Mehmeti (Çekiçi 65'), Hysa (Lame 46'), Rezi (Vodo 76'). Trajner: Bledar Devolli KORABI: Vujadinovi­ç, Nako, Prençi, Çela, Peposhi, Gavazaj, Zefi, Kaloshi (Nexhipi 69'), Mezini (Veliaj 60'), Mziu, Jubani (Kaja 46'). Trajner: Artan Mërgjyshi GJYQTARËT: E. Dyrmishi, E.Barushi, D.Agaraj (Tiranë) KARTONË TË VERDHË: Leo 45', Ymeri 74', Boci 88' / Peposhi 13', Jubani 44', Vujadinovi­ç 76' DELEGAT: Bujar Pregja (Tiranë) VËZHGUES: Xhavit Zajmi (Tiranë)

të artë brenda zonës. Menjëherë pas këtij momenti, Korabi i kishte të gjitha mundësitë për të kaluar në avantazh, ku pas një kundërsulm­i të shpejtë Mezini del i vetëm me Bytyçin, por goditja e fantazisti­t kalon ngjitur me shtyllën. Pjesa e parë mbyllet pa gola, ndërsa e dyta nis me një tjetër marsh për

kamzalinjt­ë. Goli i avantazhit për Kamzën vjen në minutën e 52-të. Kaja i Korabit gabon në largimin e topit, që përplaset te Çela dhe i del sulmuesit Rezi si asist. Ky i fundit shpërthen në zonë dhe kalon portierin Vujadinovi­ç, e më pas shënon. Kamza është e papërmbajt­shme, teksa në minutën

e 72- të ka shansin të dyfishojë. Lame pengohet brenda zonës nga portieri Vujadinovi­ç dhe gjyqtari Dyrmishi akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë gjuan portieri Bytyçi, por shtylla i mohon golin. Kur dukej se gjithçka po përfundont­e, Korabi barazon nga një goditje dënimi. Veliaj kroson

në zonë, aty ku mbrojtësi Leo devijon topin, që shkon në këmbët e Prençit, i cili i vetëm me portierin Bytyçi nuk fal. Ky ishte goli i parë për Korabin në këtë sezon. Pas ndeshjes, trajneri Mërgjyshi nuk pranoi të prononcohe­j, teksa dukej qartë zhgënjimi i tij për lojën. Abdulla Dushku

 ??  ?? Mziu dhe Boci gjatë një dyluftimi
FOTO: F.Hazizllari
Mziu dhe Boci gjatë një dyluftimi FOTO: F.Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania