Panorama Sport (Albania)

Teuta e Begejës e nis me barazim në Shënkoll

-

Teuta nuk mundi të thyente Shënkollin e Kategorisë së Parë, duke u mjaftuar me një barazim pa gola. Për 90 minuta u zhvillua një lojë e admirueshm­e, ku nuk munguan rastet për të dyja skuadrat. Në minutën e 9-të janë futbollist­ët e Shënkollit që sulmojnë rrufeshëm në zonën durrsake. Përgjini dhe Malo nuk arrijnë që të ndëshkojnë Teutën, e cila reagon shpejt. Durrsakët e mbyllin Shënkollin drejt portës së tij dhe me protagonis­t Beqajn e Rashicën për pak sa kalojnë në avantazh. Ndërkohë, mbrojtësit Liçaj dhe Turkaj depërtojnë rrezikshëm në zonën durrsake dhe në një prej rasteve është Rizvani që e zgjidh situatën para portës së tij. Shënkolli ishte pranë golit të avantazhit me anë të Malos, pas një goditje dënimi, ku topi kaloi ngjitur me pingulen e majtë të Rizvanit. Pjesën e parë e mbyll Teuta me një sulm të rrufeshëm me anë të Maganit, por mbrojtësi Liçaj ishte në pozicion të volitshëm, duke e neutralizu­ar sulmuesin. Fraksioni i dytë nis shumë i shpejtë, ku vendësit janë protagonis­të, duke e kontrollua­r lojën. Malo godet mjeshtëris­ht, por Rizvani eviton golin. Sulmet e Shënkollit sa vijnë e shtohen, duke e çoroditur mbrojtjen durrsake, por eksperienc­a e pakët e vendësve bën që portieri Rizvani të mos ndëshkohet. Në minutën e 66-të regjistroh­et rasti më i artë i Shënkollit për golin e avantazhit. Pas një krosimi të dhënë nga Turkaj nga e majta

për në qendër te Hashani, ky i fundit gjuan me kokë dhe "fenomeni" Rizvani bën mrekullinë e radhës. Pas këtij presioni 20-minutësh në zonën durrsake, miqtë rrezikojnë më pas me Maganin dhe Shehin, por pa rezultat.

"Na u duk sikur do ta fitonim pas disa rasteve që krijuam që herët në pjesën e parë, por gjithsesi skuadra u paraqit mjaft mirë dhe jam i kënaqur", ka thënë pas ndeshjes trajneri Alert Alcani. Preng Gjikola

 ??  ?? Gjatë një aksioni në sfidën e djeshme
Gjatë një aksioni në sfidën e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania