Panorama Sport (Albania)

Tërbuni shtang Besën në “frymën e fundit”

-

Besa ia "dhuroi" barazimin Tërbunit, duke pësuar gol në sekondat e fundit të minutës së 3-të shtesë. Verdhezinj­të dominuan gjithë takimin, duke shënuar të parët dhe shpërdorua­r raste ideale me Dollanin dhe Priftin. Pavarësish­t se trajneri Berati aktivizoi formacioni­n e dytë të Besës, përsëri grupi bindi, ku veçanërish­t u dalluan Dollani, Leka, Efica dhe pa ulur vlerat e Çelhakës, Hoxhës, Osmanit e Xhakonit. Përtej kualifikim­it ose jo, trajneri Berati fitoi kështu disa alternativ­a për të qenë titullar me Besën. Ndeshja - Ashtu siç ishte paralajmër­uar, Besa zbriti në fushë me formacioni­n e dytë. Pukjanët nga ana e tyre kishin vetëm dy mungesa. Ndeshja nisi e fortë dhe e bukur me një Besë plot dëshirë dhe ego. Miqtë befasohen nga kjo dhe mbrohen. Rasti më flagrant do të vinte në minutën e 15-të kur Xh.Hoxha, pas asistit të Eficës, del i vetëm me portierin dhe në vend të godasë kërkon të fitojë një 11-metërsh. Me kalimin e minutave edhe Tërbuni zgjohet, teksa me anë të Lalës e Da Silvas organizon sulmet. Madje do të ishte ky i fundit që në minutën e 40të, i kujtuar në pozicion jashtë loje, avancon i vetëm drejt portës, por Rexhepaj eviton golin. Më të bukura do të ishin 45 minutat e dyta, ku verdhezinj­të rrisin manovrën sulmuese, duke krijuar raste ideale

goli me Dollanin. Sulmuesi i ardhur nga Gramshi, pa kaluar as 5 minuta, shpërthen nga mesfusha dhe pas një vrapimi prej 30 metrash godet dhe kalon Besën në avantazh. Rastet vijojnë për Besën, por kavajasit shpërdoroj­në.

Gjyqtari Ujka akordon 3 minuta shtesë dhe Besa humbet përqendrim­in, duke lënë hapësira. Sulmuesi i Tërbunit, Kiri, u vidhet bukur mbrojtësve dhe shënon, gjithçka mbyllet 1-1. Feriz Ferizaj

 ??  ?? Çast para ndeshjes
Çast para ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania