Panorama Sport (Albania)

$lla nia, tripletë ndaj %amurrasit

Skuadra e Mahos pa objektiva në Kupë, mendon përballjen me shijakasit

- AHMETI ZANI

Jllaznia ka arritur të marrë një fitore të thellë në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, pasi ka mposhtur në shifrat 3- 0 ekipin e Mamurrasit. Qdhe pse në transfertë dhe me shumë lojtarë të rinj në formacion, skuadra e Cungut nuk e ka vënë për asnjë moment në diskutim fitoren. Nga ana tjetër, Mamurrasi, që vetëm pak ditë më parë ka rifituar të drejtën për të qenë pjesë e Kategorisë së Parë, nuk ka asnjë synim në Kupë dhe trajneri Maho ka aktivizuar vetëm lojtarë të stolit. Ndërkohë që shkodranët janë pothuajse të kualifikua­r në turin tjetër dhe ndeshja e kthimit do të luhet vetëm për statistikë.

Pjesa e ar - Takimi do të nisë shumë i shpejtë për ekipin mik, që kontrollon takimin dhe nuk u jep mundësi vendasve që të organizohe­n në sulme të rrezikshme. I vetmi rast, nëse mund të konsideroh­et i rrezikshëm, është ai i minutës së 1U-të, ku në një kundërsulm

të shpejtë mbrojtësi i Mamurrasit Leosid Malaj është rrëzuar në kufijtë e zonës nga Bardulla, i cili është ndëshkuar me karton të verdhë. Nëse shkodrani do kishte lejuar kundërshta­rin, atëherë Malaj mund të kishte rrezikuar portën e mbrojtur nga

Selimaj. Por, menjëherë pas këtij rasti, kuqeblutë shënojnë golin e avantazhit. Kroati Jeitzer finalizon një aksion të ekipit të tij dhe gjen rrjetën, duke i hapur rrugë triumfit. Shkodranët janë të qartë në lojën e tyre dhe 10 minuta më pas do të dyfishojnë me anë

të Pjeshkës. Pas pësimit të këtij goli, vendasit mundohen të organizohe­n dhe Gjonpalaj, në minutën e fundit të këtij takimi, ka rastin e artë për të shkurtuar diferencat, por Selimaj në momentin e fundit largon rrezikun.

Pjesa e d t - 4U minutat e dyta nuk do të sjellin ndonjë ndryshim në fushë edhe pse mamurrzakë­t mundohen të organizohe­n e kanë të vështirë që të rrezikojnë portën kundërshta­re. Në minutën e U4-t, Gurishta rrëzohet në zonën e Mamurrasit dhe fiton 11-metërsh, që kthehet në gol nga Jrapi një

minutë më pas. Qdhe pse ka ende shumë minuta lojë, ritmi i lojës ulet dhe rezultati nuk ndryshon deri në fund. Pas përfundimi­t të takimit të djeshëm, stafi teknik i Mamurrasit ka nisur të mendojë për ndeshjen e kampionati­t që do ta luajë ndaj Qrzenit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania