Panorama Sport (Albania)

uftëtarin e nderon një angole në !lbasan

Shënon mesfushori Santonjo debuton sulmuesi aje

-

Luftëtari mund mininalish­t 0 me 1 Elbasanin, me golin e shënuar nga Santonjo në minutën e 35-të. Gjirokastr­itët udhëtuan me një ekip të cunguar në këtë përballje, pasi në stolin e rezervave kishte vetëm tre lojtarë. Nga ana tjetër, edhe verdheblut­ë lanë pushim disa lojtarë, për t'i pasur sa më të freskët për kampionat. Përpos seriozitet­it të Kupës, Dosti dhe Milinkoviç menduan edhe për sfidat e kampionati­t. Për sa i përket lojës, ka qenë e luftuar për të dyja skuadrat, me Elbasanin që u përball si i barabartë me një ekip të Superiores. Ndeshja - Përballja nis e qetë në minutat e para për të dyja ekipet, të cilat mundohen të ambientohe­n me terrenin e kompleksit "Shefqet Lamçja", edhe pse ishte në kushte mjaft të mira. Luftëtari ka territorin në favor dhe arrin të kalojë në avantazh në minutën e 35-të me anë të Santonjos. Pasi futet bukur pranë zonës, godet dhe në cepin e largët Kotorri nuk e ndal dot dhe 0 me 1. Në pjesën e mbetur të takimit verdheblut­ë mundohen që të barazojnë shifrat, por gjuajtjet e tyre nga jashtë zone dhe finalizime­t e aksioneve nuk janë të sakta. Deklaratat - Pas ndeshjes, trajneri i Elbasanit, Muharrem Dosti, u shpreh: "Mendoj që ekipi reagoi në

krahasim me ndeshjen e parë në kampionat me Turbinën dhe kjo gjë na jep shpresë. Për sot (dje) të them të drejtën nuk më interesont­e shumë rezultati, pasi më shumë më interesont­e kthimi i moralit të ekipit. Luajtëm

mirë dhe kishim dy raste ku duhet ta kishim barazuar lojën. Mendjen e kemi pasur te ndeshja me Dinamon në kampionat dhe na duhet patjetër të marrim rezultat pozitiv". Vladimir Mema

 ??  ?? Santonjo gjatë shënimit të golit
Santonjo gjatë shënimit të golit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania