Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Apolonia, Uzuni ndëshkon tri herë Lushnjën

Lushnjarët pa synime, luajnë me rezervat në Kupë

- ALBAN ALUSHI

Apolonia ka prekur kualifikim­in, duke mposhtur 3- 1 Lushnjën në "Roza Haxhiu". Derbi i Myzeqesë i kishte munguar Kupës së Shqipërisë që nga finalja e 6 qershorit 1998, kur Apolonia fitonte trofeun me golin e Romeo Haxhiajt. Në përballjen e djeshme, protagonis­ti kryesor i triumfit të skuadrës fierake ka qenë sulmuesi 21- vjeçar, beratasi Myrto Uzuni, i cili ka shënuar një tripletë, në 63 minuta që qëndroi në fushë. Kupa e Shqipërisë nuk është në planet e dy skuadrave, por Apolonia është treguar më e motivuar në sfidën e djeshme, ndërsa vendësit vinin 48 orë pas startit të kampionati­t me Tomorin.

Ndeshja - Apolonia e trajnerit Demiraj e kishte vlerësuar këtë tur të Kupës duke e dominuar formacioni­n me lojtarët që janë zgjedhje e parë. Kështu, pas vetëm 47 sekondash, Uzuni ka kaluar bardhejesh­ilët në avantazh. Beratasi, pasi ka zotëruar topin e dhënë nga Braka, e ka dërguar "sferën" në rrjetë, me një goditje të beftë. Apolonia dominon totalisht dhe dyfishon me beratasin në minutën e 24t. Këtë herë Uzuni shfrytëzon një top të ardhur nga krahu i majtë prej Krasniqit. Fierakët e dominojnë totalisht takimin dhe rreziqet vijojnë me Dimon, Stojanovsk­in dhe Uzunin. Por, goli vjen nga lushnjarët. Gjyla ekzekuton një goditje dënimi dhe Çakos i ikën topi nga duart dhe përfundon në rrjetë. Goli shënohet në limitet e pjesës së parë. Pjesa e dytë fillon me gol, madje që në minutën e parë. Stojanovsk­i vertikaliz­on bukur për Uzunin, i cili godet

me një diagonale të zgjuar, duke shënuar golin e tretë personal dhe për Apoloninë në portën e Lushnjës. Goli i shpejtë sikur e mbylli historinë e kësaj sfide. Lushnjarët mundohen të shënojnë golin e dytë, por Sula dhe Mezini janë të pafat. Apolonia mbyll gjithçka, duke e lënë zyrtarizim­in e kualifikim­it për të mërkurën e ardhshme në Fier.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania