Panorama Sport (Albania)

Burreli “thyen” lehtësisht Kastriotin në shtëpi

- BURRELI: KASTRIOTI: KARTONË TË VERDHË: GJYQTARË: DELEGAT: VËZHGUES:

Burreli mposht 3-1 në "Liri Ballabani" Kastriotin. Ndeshja e parë e turit të parë për Kupën e Shqipërisë ka folur e gjitha për matjanët, të cilët me këtë fitore e shohin veten shumë pranë raundin e radhës. Të dy ekipet kishin aktivizuar futbollist­ët rezervë, pasi me sa duket nuk kanë interes për garën, por gjithsesi njëra prej tyre në fund duhet të kualifikoh­et. Ndeshja nisi vrullshëm në fakt dhe me disa raste, sidomos prej vendësve që iu afruan ndjeshëm portës së krutanëve. Por, përtej tentativav­e të Ajazit, Kadriut dhe Burbneshit, 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura. Me aktivizimi­n e treshes Stana, Mëllugja dhe Alvaro Farruku në fillim të pjesës së dytë, gjithçka ndryshoi. Burreli u hodhën në sulm, ndërsa sulmet e njëpasnjës­hme sollën rezultat në të 58-ën, kur Ajazi shfrytëzoi mjaft mirë një pasim në zonë dhe e dërgoi topin në portën e mbrojtur prej Princ Çalit. Vetëm 3 minuta më pas, Salaj, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit pas daljes nga loja të Kadiut, dyfishoi shifrat. Një gabim fatal i mbrojtësit të Kastriotit, Sala, e çoi rezultatin në 3-0 për matjanët, ndërsa realizoi autogol. Miqtë nuk dorëzohen dhe kërkojnë të shënojnë. I vetmi rast që u jepet në të 74-ën shfrytëzoh­et bukur nga mesfushori Xhaferri, i cili shënoi edhe golin e nderit për krutanët në këtë përballje. Në 16 minutat e mbetura të këtij takimi dhe ato dy shtesë, nuk sollën asnjë ndryshim. Aktivizimi i futbollist­ëve të rinj në këtë ndeshje nga të dy ekipet, sipas trajnerëve respektivë, ka bërë që ata ta matin mirë pulsin për ndeshjet që do të luhen në vazhdimësi për kampionati­n e Kategorisë së Parë. Dritan Kurti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania