Panorama Sport (Albania)

Fetel: Kam kujtime të bukura, fitoj në Malajzi

"Është gara më e vështirë e sezonit, nuk i druhem Mercedesit"

- LEAR MAÇI

Malajzia është një kujtim i bukur për Sebastian Fetel. Pista e Sepangut është e dashur për Ferrarin dhe pilotin gjerman, që vjet triumfoi në këtë garë, suksesi i tij i parë me "kokëkuqen". Ndaj dhe Sebastian Fetel e kujton gjithnjë këtë pistë, ku shpreson shumë që të triumfojë edhe këtë vit. Vjet, suksesi i Ferrarit erdhi falë strategjis­ë. "Vjet gjërat shkuan mirë, por këtë gjë do të tentojmë edhe këtë sezon në Malajzi. Këtu kam kujtime shumë të bukura, pasi arrita fitoren e parë me Ferrarin dhe gjithçka ishte fantastike, një emocion i madh. Vjet e provuam dhe fituam, këtë gjë do të tentojmë edhe këtë vit", tha Fetel. Por këtë herë gjërat janë ndryshe, pasi Ferrari vjen nga një sezon zhgënjyes, ku deri më tani nuk ka fituar asnjë garë edhe pse priste më shumë. Ndërkohë që gara zhvillohet në një temperatur­ë të lartë (parashikoh­et 33 gradë) dhe lagështi të madhe. "Për mua, është gara më e vështirë e sezonit, me kushte klimaterik­e ekstreme, të cilat ndryshojnë shpesh dhe makina kthehet në një saunë. Madje mund të ketë edhe reshje shiu. Pra, asgjë nuk mund të parashikoh­et për këtë garë, ku ne synojmë fitoren, për të mbrojtur rezultatin e vjetshëm". Në fund, katër herë kampioni i Botës me Red Bullin u ndal te rivalët e Mercedesit: "Sigurisht që vijnë si favoritë, pasi kanë dominuar në të gjithë kampionati­n,

por nuk i druhem, pasi do kërkoj të bëj garën time dhe ta fitoj atë. RosbergHam­ilton? Nuk kam preferenca, uroj të fitojë piloti më i zoti. Objektivi im është të ndihmoj Ferrarin që të rikthehet kompetitiv dhe jam i bindur që brenda një harku të shkurtër kohor do të jemi".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania