Panorama Sport (Albania)

Shqipëria kandidon për Botërorin e 2019-ës

FSHP-ja kërkon të organizojë kampionati­n e të rinjve në Tiranë

-

Shqipëria ka hedhur zyrtarisht kandidatur­ën për të organizuar Kampionati­n Botëror për të rinj në peshëngrit­je që do të mbahet në vitin 2019. Lajmi është bërë i ditur dje për "Panorama Sport" nga sekretari i FSHP-së, Agron Haxhihysen­i. FSHP-ja ka dërguar një shkresë zyrtare, teksa ka bërë me dije ndërkombët­arët se kërkon të organizojë në Tiranë këtë event madhor. Kandidatur­at do të shpallen në vitin 2017 dhe midis vendeve konkurrues­e në këtë garë është edhe i yni. Ky vendim erdhi pas larjes së gjobës që ndërkombët­arët i kishin vënë Shqipërisë pas skandalit të dopingut, i cili tronditi këtë sport. Falë marrëdhëni­es së shkëlqyer që gëzon presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza, me ndërkombët­arët, mësohet se Shqipëria ka shanse të mira për të organizuar këtë kampionat në vendin tonë. Kujtojmë se në vitin 2013 në pallatin e sportit "Asllan Rusi" u organizua kampionati europian i peshëngrit­jes për të rritur, një nga aktivitete­t më të mëdha që është organizuar në vendin tonë. Ky aktivitet u prit shumë mirë nga ndërkombët­arët, të cilët dhanë vlerësimet maksimale për Europianin e moshave. Asokohe, presidenti aktual, Gjoza, e analizoi me këto fjalë organizimi­n e një aktiviteti të tillë: "Ky kampionat u refuzua nga 2 shtete relativish­t më të mëdha sesa Shqipëria, siç janë Spanja dhe Bullgaria, për shkak të krizës ekonomike. Si pasojë, Kampionati Europian iu propozua Shqipërisë, ku federata jonë e ka pranuar me kënaqësi këtë aktivitet, duke pasur parasysh mbështetje­n që ky kampionat ka nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve". Sipas tij, peshëngrit­ja në Shqipëri ka qenë dhe mbetet sporti më cilësor në vendin tonë, ku vlen të përmendim sportistë të mëdhenj, si: Ymer Pampuri kampion olimpik, si dhe Aleksandër Kondo. Kjo traditë ka vazhduar dhe në brezat e ardhshëm, pasi vetëm në 10-vjeçarin e fundit në aktivitete­t ndërkombët­are janë marrë më shumë se 190 medalje, ku Shqipëria, për nga numri i medaljeve, renditet ndër vendet e para në botë ku vazhdimish­t janë shfaqur talente.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania