Panorama Sport (Albania)

Trajneri mbron Furin: Tajson do të rikthehet në janar

-

Piter Furi është xhaxhai dhe njëkohësis­ht trajneri i kampionit të botës në boks, Tajson Furi. Pas zërave të fundit që flasin për një tërheqje të mundshme të boksierit, trajneri ka folur për herë të parë që pas lajmit të anulimit të duelit mes kampionit të botës dhe ukrainasit Vladimir Klitçko. Siç dihet, revanshi mes dy boksierëve nuk do të zhvillohet, ndërkohë që ende nuk dihet fati i revanshit mes Furi dhe Klitçko. Por një gjë është e sigurt sipas Piter Furi, se revanshi do të zhvillohet dhe se boksierit britanik nuk do t'i hiqen titujt. "Nuk do të ketë asnjë duel mes Joshua dhe Klitçko, siç është shkruar. Mos dëgjoni se çfarë thonë të tjerët. Ne na vjen keq që dueli u shty sërish", tha Piter Furi. Më tej, një nga njerëzit më të afërt të boksierit britanik shtoi: "Përparësi për ne është që Tajson të jetë i qetë. Ai aktualisht është në një vend 100% të lumtur. Unë nuk do ta lejoj Tajson të bëjë as edhe një hap në ring, nëse nuk është në 100% Tajson Furi që unë e njoh. Ai do të rikthehet i rikuperuar 100% fizikisht dhe mendërisht. Derisa kjo të ndodhë, vendi më i mirë për të është shtëpia", tha Piter Furi, që ka shtuar se rikthimi në ring i boksierit britanik do të jetë viti i ardhshëm. "Nuk besoj se kjo gjë do të ndodhë këtë vit, por shumë shpejt në 2017-ën, në janar. Askush nuk do t'ia heqë titujt, ai do t'i mbrojë ato", tha Piter Furi. Boksieri anglez që i dha fund mbretërimi­t në boks të ukrainasit Vladimir Klitçkos tërhequr nga ndeshja e ripërballj­es mes tyre për titullin kampion bote në peshat e rënda, e planifikua­r për t'u zhvilluar më datë 29 tetor. Sipas raportimev­e që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, tërheqja e Furit është pasojë e problemeve të tij mendore. Më parë Furi kishte anuluar gjithashtu një ndeshje në verë pasi dëmtoi kyçin e këmbës. Këto mungesa të njëpasnjës­hme të Furit mund të sjellin heqjen e titujve kampionë që ai zotëron, WBA Super dhe WBO, veprim që do t'i hapte rrugën Vladimir Kliçkos të ndeshej ndaj boksierëve të tjerë për t'u rikthyer si kampion bote në fuqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania