Panorama Sport (Albania)

“Me fat që kam këtë ekip, një nga ndeshjet më të mira”

-

Diego Siemone nuk e ka fshehur lumturinë në konferencë­n për shtyp, duke thurur elozhe për skuadrën e tij dhe e ka cilësuar këtë fitore si një nga ndeshjet më të mira në Ligën e Kampioneve. Keni zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer...

Faleminder­it për vlerësimin. Edhe unë jam i të njëjtit mendim. Ka qenë një ndeshje e mbushur me pasion, e interpretu­ar në perfeksion, si në kundërsulm­e, si në mbrojtje, ashtu edhe në administri­min e hapësirave. Ka qenë një prej ndeshjeve tona më të mira në Ligën e Kampioneve.

Çfarë ka ndryshuar tek ekipi juaj nga një vit më parë?

Ne punojmë gjithnjë për t'u përmirësua­r, ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti. Ndihem shumë me fat që jam pjesë e këtij ekipi.

Mund të cilësoheni si "macja e zezë" e Bajernit?

Nuk besoj. Bajerni është një ekip shumë i madh. E kam thënë edhe më parë që jam i dashuruar me mënyrën e tyre të punës dhe se si mendojnë për Gjermaninë. Atletiko ka ende për të punuar në këtë këndvështr­im. A është Atletiko në një nivel me Bajernin?

Unë gjithnjë imagjinoj ekipin tim më të mirë se çdo rival që kam përballë. Kemi me të vërtetë shumë punë për të bërë dhe gjithçka duhet konkretizu­ar me trofe. Karrasko shënoi golin e fitores, por zhvilloi edhe një ndeshje për t'u mbajtur mend... Është një futbollist me potencial të madh. Gjithnjë ka luajtur në këtë nivel, por sot kishte përballë Bajernin e Mynihut dhe pati më tepër audiencë. Gola të tilla nuk mund t'i shënojnë dot të gjithë.

Ju shqetëson fakti që Grizman gaboi nga pika e bardhë? Aspak. Ai do i gjuajë sërish 11metërsha­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania