Panorama Sport (Albania)

Ançeloti: I trishtuar për humbjen e parë, ishim të ngadaltë

“Vështirë t'u shënosh, na mungoi shpejtësia”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Më në fund erdhi edhe frenimi i parë i Ançelotit në stolin e Bajernit. Në ndeshjen e nëntë të tij në stol, italiani ra në "Vicente Calderon" dhe ai pranon se është shumë e vështirë t'i shënosh gol skuadrës së Simeones. Trajneri i Bajernit kritikoi ngadalësin­ë e skuadrës së tij: "Është shumë e vështirë që t'i shënosh gol Atletikos dhe, për më tepër, nuk luajtëm shpejt. Ky ishte problemi ynë këtë ndeshje". Ai kujtoi se objektivi i Bajernit nuk është të mundë domosdoshm­ërish Atletikon, edhe pse kjo është tepër e rëndësishm­e, por të fitojë grupin. Si e analizoni ndeshjen? Ndeshje e ndërlikuar, ashtu siç e prisnim. Mund të kishim zhvilluar një lojë më të mirë. E nisëm mirë, por u dhamë shansin që ata kërkonin, të na godisnin me kundërsulm pas një gabimi në pasim. Ky gol na e vështirëso­i ndeshjen. U përpoqëm ta shpëtonim ndeshjen, por ishim shumë të ngadaltë. Ndërruam disa lojtarë, por luajtëm të njëjtin stil.

Pas 8 ndeshjesh vjen humbja e parë. Çfarë ndieni?

Të humbasësh është gjithnjë e trishtuesh­me. Por tani kjo i takon së shkuarës. Duhet ta analizojmë ndeshjen dhe të ndreqim atë që nuk bëmë mirë. Jemi në fillim të sezonit dhe kemi shansin që të renditemi ende të parët në grup. Por duhet të përmirësoh­emi menjëherë.

Përse mungoi Koman? Rikthehet nga një dëmtim dhe nuk është gati për të luajtur 90 minuta. Por ajo që na mungoi, ishte pak shpejtësia në ndërrimin e lojës. Riberi?

Tregoi të njëjtën cilësi si në ndeshjet e shkuara. Luajti mirë dhe nuk ishte shumë e lehtë. Bëri gjithçka mund të bënte.

Ndikoi edhe atmosfera në "Vicente Calderon"?

Është një fushë shumë e vështirë dhe e ndërlikuar, përveç ekipit të fortë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania