Panorama Sport (Albania)

Sëlltiku tregon muskujt, frenon Sitin e Guardiolës

Dembele bën heroin, ndal ekipin perfekt të Mançesteri­t

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Sëlltiku, siç ndodh shpesh, transformo het në një "bishë" nën qiellin e Gllazgout, ndonëse përpara kishte Mançester Sitin, atë perfektin deri dje në orën 20:45 të Pep Guardiolës, i cili kishte arritur të fitonte 11 ndeshje nga 11. Të shtyrë nga publiku i tyre fantastik, i cili krijon atmosferën e një arene luftimesh, atëherë stimujt dhe kuraja për të tentuar mrekullinë nuk mungon kurrsesi, ndonëse në fund, fatkeqësis­ht, të zotët e shtëpisë duhet të kënaqen vetëm me një barazim spektakola­r, 3- 3. Gjithsesi, edhe ky rezultat mund të ketë sadopak shijen e fitores, duke qenë se parashikim­et flisnin për një "shëtitje" të anglezëve në Skoci, duke parë se udhëtimin në Champions e nisën më keq seç mund ta kishin menduar, duke përjetuar për 90 minuta makthin e "Kamp Nout", ku pësuan humbjen 7-0. Por dje në mbrëmje, Musa Dembele vendosi të bëjë heroin, sepse pas vetëm tre minutash lojë, një skemë nga goditje dënimi gjen Sviatshenk­on që pason në qendër për francezin, i cili zhytet me kokë dhe nuk gabon. Edhe pse Siti reagon fort dhe arrin që të barazojë me Fernandinj­on, me shumë fat vetëm 8 minuta më vonë, në të 20-tën, skocezët gjejnë sërish avantazhin, por këtë herë është Sterling që devijon në portën e tij, duke i bërë një dhuratë trajnerit Roxhers, i cili i dha shansin të debutojë te Liverpuli. Gjithsesi, kalojnë vetëm 8 minuta dhe sulmuesi i Siti nuk gabon portë këtë herë, por shënoi në atë të duhurën, të Sëlltikut dhe i lejon Mançesteri­t që të zbresë në barazim 2-2 në tunel. Edhe fraksioni i dytë i lojës nis si i pari, sërish në "tingujt" e furishëm të Sëlltikut dhe nën ekzekutimi­n e Dembelesë, i cili vetëm dy minuta pas fillimit të lojës tund sërish rrjetën, duke trembur jo pak skuadrën e Guardiolës. Por cilësia është nga ana e miqve, të cilët kanë shumë armë në dispozicio­n të tyre, prandaj në të 55- tën vjen kundërpërg­jigjja e shpejtë e të kaltërve që barazojnë në 3- 3 shifrat, me Noliton që shfrytëzon një goditje të Agueros që nuk u largua nga zona. Në 40 minutat e mbetura ka kohë për të pasuruar edhe më tej shifrat, Siti këmbëngul më shumë, por në fund "Sëlltik Park"-u meriton të festojë të paktën një pikë dhe ringjall shpresat e tij për të pasur të paktën një vend në Ligën e Europës, sepse Barcelona dhe Siti duken të një tjetër planeti për ta.

 ??  ?? Goli spektakola­r i Dembelesë
Goli spektakola­r i Dembelesë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania