Panorama Sport (Albania)

Barcelona fiton edhe pa Mesin, përmbys Gladbahun

Spanjollët fitojnë dhe marrin kreun e grupit

-

Të gjithë ata që kishin mprehur lapsin për të shkruar se Barcelona ka limitet e saj pa Lionel Mesin në fushë, janë zhgënjyer thellë, sepse pavarësish­t faktit që në Gjermani e panë veten në disavantaz­h për 65 minuta, katalanasv­e iu deshën më pak se 10 për të përmbysur, pasi fillimisht barazuan me Arda Turanin, gjithmonë e më shumë deciziv në këtë skuadër në ndeshjet e fundit. Kundër Borusia Mynshengla­dbahut përfundoi 2- 1 për spanjollët dhe kaq mjaftoi që ata të marrin kryesimin solitar të grupit, në pritje të duelit direkt me Mançester Sitin.

Barça në gjumë - Pa "Pleshtin", trajneri Luis Enrike zgjodhi Pako Alkaserin, por me një numër 9 "të vërtetë" në fushë, duket se Barcelona nuk e tremb shumë Gladbahun, madje shpeshherë bën disa kombinime të gabuara, të cilat ulin dozën e rrezikshmë­risë së skuadrës. Pastaj, nëse Nejmari që duhet të marrë "rolin" e argjentina­sit mendon që të shtrihet në fushë për gati një orë, çdo herë që preket nga kundërshta­rët, atëherë është shumë e thjeshtë për të zotët e shtëpisë që të kontrolloj­në ndeshjen. Madje, ata arrijnë që të kalojnë në avantazh që në pjesën e parë; në minutën e 34t, Buskets humb një top në mesfushë dhe Mahmud Dahud nuk mendohet dy herë, por nis kundërsulm­in e Mynshengla­dbahut, i cili e priste këtë rast të artë, me Torgan Hazard që nuk mund të gabojë përpara portës. Barcelona, e cila e kishte marrë shumë lehtë ndeshjen deri në atë moment, dhe kishte gabuar në mënyrë flagrante avantazhin ( Suarez u tregua më tepër altruist seç duhej dhe në vend që të godiste pasoi për Nejmarin, që u parapri nga mbrojtësi) nis të kuptojë se kundërshta­ri po bëhej gjithmonë e më i rrezikshëm me kalimin e minutave. Prandaj, trajneri Enrike diti të marrë masat në pushim të ndeshjes duke hedhur në fushë Arda Turanin, lojtarin që ndryshoi rrjedhshmë­rinë e lojës së Barcelonës, por edhe rezultatin e takimit. Mesfushori turk nuk vonoi që të barazonte shpejt shifrat; në të 64-ën Nejmar shpik një asistparab­ol në zonë për Turan që nga pak centimetra larg portës godet me forcë dhe shkund rrjetën. Kaq mjafton që Barcelona të bëhet më agresive dhe Mynshengla­dbahu të trembet, gjë jo e mirë kjo për gjermanët që kapitulloj­në nëntë minuta më vonë, kur Pike shtyn në rrjetë, brenda zonës së vogël një goditje të Suarezit që nuk ishte larguar nga portieri Somer. Për Borusian shpresat për pikë shuhen aty, por të paktën futbollist­ët meritojnë duartrokit­jet e tifozëve, të cilët mbetën të kënaqur me rezistencë­n që u bënë katalanasv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania