Panorama Sport (Albania)

Graniti fiton derbin e Xhakave

aulanti transformo­het në një qendërmbro­jtës, por ekipi i tij s'u bën ballë "topçinjve"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kanë mjaftuar vetëm shtatë minuta që të kuptohej qartazi se dueli i Xhakave edhe këtë herë do të fitohej nga Graniti. Dueli vëllazëror i ka buzëqeshur mesfushori­t të Arsenalit, i cili fitoi me rezultatin 2-0 falë dy golave të Uollkotit. "Topçinjtë" bëjnë futboll spektakola­r dhe Bazeli nuk arriti të bënte asgjë për të ndalur vrullin e tyre.

ha a e d j s - Dy vëllezërit Xhaka ishin titullarë në këtë sfidë. Graniti si gjithmonë përpara mbrojtjes, ndërsa Taulanti këtë herë ishte preferuar si qendërmbro­jtës. Bazeli luante me skemën 5-3-2 dhe shqiptari u zgjodh nga trajneri Fisher si një siguri, mirëpo grinta dhe dëshira e tij nuk mjaftuan për t'i dhënë Bazelit të paktën një pikë në këtë ndeshje. Nuk ishte hera e parë që Taulanti e bënte këtë rol, ndërsa një ndryshim i tillë mund t'i shërbejë edhe trajnerit De Biazi, i cili po ideon një Shqipëri me skemën 5-3-2. Taulanti bëri një ndeshje pozitive duke ndalur disa herë depërtimet e Sançezit, por kiliani ishte në një ditë të jashtëzako­nshme dhe nuk përmbahej. Në këtë mënyrë, edhe raundi i dytë i derbit Xhaka shkon në favor të Granitit. Të dy vëllezërit u përqafuan me njëri-tjetrin në fundin e ndeshjes, ndërsa Taulanti ka një tjetër ndeshje për të fituar...

!e e U ## - Bazeli bën presion në gjysmëfush­ën kundërshta­re dhe menjëherë pëson gol në zbritjen e parë të

"topçinjve". Sançez kroson dhe Uollkot u vjedh kohën të gjithëve, përfshirë edhe Taulantin, duke e ndalur topin në rrjetë. Një tjetër kombinim SançezUoll­kot e nxjerr këtë të fundit përpara portës dhe 2-0. Arsenali pati raste të tjera për të shënuar golin e tretë, por edhe Bazeli

reagoi në të dytën. Ospina shpëton ekipin e tij, por ishte vetëm një fraksion. E gjithë ndeshja u dominua nga Arsenali. Londinezët kanë 4 pikë, ndërsa Bazeli vetëm 1.

PSG-ja & 'a# - Ka bërë detyrën ekipi i Unai Emerisë duke fituar me rezultatin 1-3 falë

Ludogorets­it. Edinson Kavani kalon një mbrëmje spektakola­re duke shënuar dy gola, që i japin 3 pikë shumë të rëndësishm­e skuadrës franceze. Ludogorets­i kaloi i pari në avantazh, por PSG-ja e përmbysi rezultatin dhe tani udhëheq grupin bashkë me Arsenalin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania