Panorama Sport (Albania)

Murinjo: S'ka gabime me Zorian, Runin po e mbroj

"Uejn nuk ka luksin të luajë keq, Mata është bërë Junajtid"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në horizontin e Mançester Junajtid rikthehet Liga e Europës ku sot do të luajnë ndeshjen e dytë të fazës së grupeve ndaj Zoria Luhanskut. Pas humbjes në debutim me Fejnordin, Murinjo e di që nuk i falet një tjetër hap fals ndaj ukrainasve: "Kam ndjekur ndeshjet e tyre kundër Fenerbahçe­s dhe Dinamos së Kievit, dy kundërshta­rë shumë të vështirë dhe e di atë që kam parë. Nesër (sot) duhet të fitojmë dhe Ibrahimovi­ç do të jetë titullar". "Special One" i kishte dhënë leje suedezit disa ditë pushim, por duke parë rëndësinë e 34vjeçarit në skuadër me sa duket ka ndërruar mendje. "Por për Mkhitarian­in duhet të presim edhe pak. Ai është stërvitur me grupin vetëm ditën e sotme". Një tjetër mungesë e anglezëve do të jetë ajo e Shout, i cili vuan një virozë, por në dispozicio­n rikthehet Marsial. Kur e pyesin nëse francezi do të jetë titullar, Murinjo humbet qetësinë: "Nuk bëni më pyetje për Rashfordin sepse ai po luan mirë tani dhe nisni me Marsialin? Mund të them vetëm se është riaftësuar dhe është gati"

Runi dhe Mata - Por e pasigurt mbetet prezenca e Runit: "Fillimisht, kisha planifikua­r për ta hedhur titullar, por nuk jam i sigurt duke parë situatën që shtypi ka krijuar rreth tij. Ai nuk mund t'i lejojë vetes një prezantim pa shkëlqim dhe unë jam këtu për ta mbrojtur. Dua të kuptoj atë që është më e mira për të". Dhe në fund e mbyll me një batutë për Matën, i larguar nga vetë ai në kohët e Çelsit dhe sot i rikthyer vendimtar për Junajtid: "Në futboll ke nevojë të luash dhe për profilin e kësaj skuadre dhe asaj që unë dua të bëj këtu, Huan jeton në një situatë krejtësish­t të ndryshme. Në projektin tim te Celsi ai ishte një lojtar i mirë, në projektin tim te Junajtid ai është një lojtar i shkëlqyer".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania