Panorama Sport (Albania)

Ja plani i kinezëve për ndërtimin e Milanit të ri

Stadium të ri, merkato të bujshme dhe bum komercial

-

Me afrimin e datës kur konsorcium­i kinez do të blejë plotësisht Milanin, bëhen publike fakte të reja rreth "jetës" së dytë që duhet të presin tifozët e "Djalit". "La Repubblica" largon të gjithë skepticizm­in që rrethon "Sino Europe Sports"-in dhe zbulon deri në detaj planin që kanë kinezët për të ardhmen.

Sponsorizi­mi - Kinezët kanë një objektiv të qartë, ata duan që të rikthejnë Milanin në Ligën e Kampioneve brenda 2018. Ndërkohë që për pesë vite "Djalli", gjithmonë sipas planit të atyre, duhet të jetë mes pesë skuadrave më të forta të Europës në aspektin financiar. "Sino Europe Sports" do të ketë degën e saj në Luksemburg dhe prej aty do të kontrolloj­ë shoqërinë. Tani për tani Milani merr nga sponsorët rreth 70 milionë euro në vit, ndërkohë që kinezët mendojnë se me ndryshimin e strategjiv­e ky numër do të dyfishohet.

Merkato dhe stadiumi - Kinezët kanë bërë me dije se duan që të ndërtojnë një ekip me shumë kampionë. Ata mendojnë se skuadra e tyre duhet që të jetë në nivelin e emrit që mban. Sa i përket stadiumit, kinezët i kanë idetë e qarta dhe nuk duan që të ndajnë "San Siro"-n me Interin. Për këtë motiv, ata po punojnë në dy rrugë paralele. Duan që të kontrolloj­në "San Siro"-n ose të ndërtojnë një stadium të ri në një tjetër zonë.

Akti final - Grupi kinez do të zyrtarizoh­et si zotërues i ri i Milanit në mesin e nëntorit. Në atë periudhë kinezët janë zotuar që t'i kalojnë "Fininvest"it edhe 420 milionë euro të tjera. Më pas, ata do të marrin përsipër që të shlyejnë edhe 220 milionë eurot që ka aktualisht Milani borxhe dhe të zotërojnë 99,93% të paketës aksionare të klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania