Panorama Sport (Albania)

"Para ndeshjeve pi një gotë verë dhe 3 Red Bull"

-

Të gjithë ata që janë kurioz për formën e mirë të paraqitur nga Xhemi Vardi, dje janë njohur me "sekretin" e tij. "The Sun" ka publikuar pjesë të librit ku Vardi rrëfen disa aspekte të jetës të tij private që askush nuk i dinte. "Nuk di si të shpjegoj si fillova që të konsumoja alkool, por tani, që prej startit të sezonit 2015- 2016, konsumoj një gotë verë darkën para takimit. Unë nuk jam superstici­oz, por që kur shënova atë gol kundër Sandërlend­it nuk u ndala më. Unë nuk doja që të ndryshonte asgjë. Natën përpara se të startonte kampionati unë mora një gotë kauçuku dhe e mbusha me verë. Të nesërmen shënova gol dhe që, prej atij momenti, vendosa që të mos ndryshoja atë që më vonë do të kthehej në një zakon", tregon Vardi në autobiogra­finë e titulluar "Jamie Vardy: From Nowhere, My Story". Në rrëfimin e tij, Vardi tregon edhe arsyen përse atë natë vendosi që të konsumonte verë. "Në darkë mezi më zë gjumi dhe atë natë mendova që të pija pak verë, pasi më duhej që të zgjohesha herët në mëngjes. Kështu nisi gjithçka", shpjegon Vardi. Mes të tjerash, sulmuesi, i cili udhëhoqi Leiçesteri­n drejt titullit historik vitin që kaloi, zbuloi se vera nuk është pija e vetme që konsumon para një takimi. Mëngjesin e ndeshjes ai pi një kanoçe Red Bull dhe, më pas, konsumon edhe një të dytë rreth orës 11:30. Më pas, ai ulet për të ngrënë omletën me djathë, sallam dhe fasule të ziera. Kanoçen e tretë të Red Bull-it ai e konsumon pak minuta përpara startit të ndeshjes. Në recetën e lartpërmen­dur nuk mungojnë edhe dy filxhanë kafeje ekspres. "Ushqimi dhe lëngjet që konsumoj përpara çdo takimi më ndihmojnë që të jap më të mirën", shkruan Vardi në autobiogra­finë e tij. Që sulmuesi i "dhelprave" nuk ishte një sportist i mirë ishte kuptuar prej kohësh. Ai u fotografua në Francë, gjatë kohës kur ishte i grumbullua­r te Angli për Europianin, teksa mbante në dorë një kanoçe Red Bull dhe një pako me karamele me nikotinë. Në atë kohë opinioni u habit nga zakoni i sulmuesit, i cili u shpall vjet "Golashënue­si i dytë më i mirë i Premier Ligës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania